E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zoti Rama, legalizo jetën tënde

27-03-2013 / L.Lita

Kryetari i opozitës është një njeri që fsheh historinë e tij 40 vjeçare, duke tentuar të jetojë në ilegalitet. Ai s’flet pse u gjend në Greqi, në dhjetor të 1990-s, s’flet as për marrëdhëniet e vështira familjare, as për denoncimet për dhunë ndaj grave të tij e as për marrëdhëniet me shokët. Edi Rama fle prej 20 vitesh në mjedise të palegalizuara, sa në Muzeun e Pezës e sa në pallate të pahipotekuara, prandaj fushatën për legalizimet, ai duhet ta nisë duke zbardhur të fshehtat e jetës dhe pasurisë së tij

Në tryezën e Partisë Socialiste kushtuar problemeve të legalizimit, Edi Rama deklaroi se kur do të të vijë në pushtet japë tapi për të gjithë, pa përjashtim. Në fakt, legalizimi në gojë të Edi Ramës vlen sa një herezi. Partia Socialiste ka qenë në të gjitha rastet kundër ligjit të legalizimeve.
Sa herë janë miratuar ligje për legalizimet PS-ja i ka çuar në Gjykatën Kushtetuese për t’i shfuqizuar, duke shkaktuar vonesa të tepruara për qytetarët dhe pronarët. Edhe në miratimin së fundmi të aktit normativ, deputetë e opozitës në komisione dhe kuvend kanë gjetur mënyra për të penguar procesin sepse në logjikën e PS legalizimet favorizojnë të ardhurit ose “çeçenët” në Tiranë që janë kryesisht votues të PD. Kjo logjikë ka qenë edhe e ish-Kryebashkiaku Rama, i cili për më shumë se një dekadë bllokoi procesin e legalizimeve në kryeqytet, duke lënë pa hipotekë qindra pallate me mijërave banorë. Në 11 vite në krye të Tiranë Edi Rama refuzoi përgatitjen e një plani Urbanistik për kryeqytetit duke ia lënë në dorë hapësirat publike studiove arkitekturore Eftimiu & Shkreli. U desh fitorja e PD dhe Lulzim Bashës në kryeqytet që procesi i legalizimit të pallateve dhe apartamenteve të zhbllokohej. 
Megjithatë ajo që ra në sy ditën e djeshme ishte padyshim deklarata e papërgjegjshme e kreut të PS Rama, “që Partia Demokratike të mbarojë procesin e legalizimeve, qytetarët duhet të presin 160 vjet”.
Mirëpo që PS-ja të niste një proces legalizimi qytetarët e kishin pritur shumë dekada. Dhe përballë akuzave të opozitës se procesi i legalizimeve ka dështuar, e vërteta është
se ligji që po aplikon mazhoranca jep zgjidhjen më të drejtë. Edi Rama kërkon të ushtrojë presion psikologjik tek qytetarët në proces legalizimi. Ai sinjalizon dëshirën cinike të përbuzjes së procesin e ligjërimit të pronës private. Legalizimi i pronës private është një koncept i huaj i Edi Ramës, të cilit nuk e njeh dhe nuk ka dashur ta njohë  përderisa është zyrtarisht pa shtëpi. Edi Rama sot jeton me qira. Ai për shumë vite ka jetuar në shtëpitë e shokëve dhe partnerëve pa pasur nevojën e një prone private. Kjo duhet të vlejë sadopak për të kuptuar idenë jo “normale” që Edi Rama ka për shtëpinë.  Sigurisht jetesa falas për shumë vite në shtëpinë muze të Babë Myslymit, në fshatin Pezë, s’e ka përballur kurrë me faktin e ndërtimit të një shtëpie të ndërtuar me mund dhe me gjak. Dhe shtëpinë në Dajt po e ndërton Linda ama me paratë e saj të fituar gjithë këto vite.
Afërmendsh koncepti i legalizimit është i panjohur për kreun e PS. Dëshira e Edi Ramës të legalizohet kryeministër e vendit e ka bërë të martohej sërish në moshë madhore, të hiqte dorë nga veshjet ekstravagante dhe vëthet në vesh, të standardizohej në veshje dhe etikë sjelljeje. Por dëshira është një gjë, ndërsa realiteti është një gjë tjetër.
Edi Rama nuk mund të legalizojë misterin pse ai u gjend në Greqi ditët kur studentët shembën bustin e Enverit. Ai s’mund të legalizojë moralin e historisë sa personale aq të dhimbshme me gruan e parë Matilda Makoçi, e cila përjetoi shumë të zeza në krah të Ramës. Përligja e dhunës në jetë me partneret dhe në parti me bashkëpunëtorët nuk është janë gjeste të civilizuara që kërkojnë legalizim në sytë e shqiptarëve. Përkundrazi janë gjëra për të skuqur faqen dhe kërkuar falje. Edi Rama që të përligjet në politikë duhet të konvertohet në religjionin e normalitetit dhe të jetës qytetare.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›