E Diel, 1 Nëntor 2026

Agimi i Artë akuza shtetit grek se smbron vorio-epiriotët: Të dëbohen shqiptarët

Incidentet e ndodhura së fundmi në Përmet kanë ngjallur edhe reagimet e partisë neonaziste greke, Agimi i Artë.

Shteti i kaçakëve po terrorizon grekët dhe po pushton kishat ortodokse përmes paramilatarëve dhe policisë private, shkruan një deklaratë e Agimit të Artë në përgjigje të përplasjeve mes policisë private dhe një grupi besimtarësh ortodoksë në qytetin e Përmetit.

Qeveria greke nuk po bën asgjë për të parandaluar këto ngjarje. Agimi i Artë kërkon një reagim të shpejtë ndaj provokacioneve të shqiptarëve. Duhet të mbrojmë vëllezërit tanë nga Vorio-Epiri. Ndërsa të gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi, duhet të dëbohen menjëherë, përfundon deklarata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›