E Diel, 1 Nëntor 2026

Anthony’s Pier 4, dëshmi e suksesit të biznesit shqiptaro-amerikan

29-07-2013 / Gazeta 55

Berisha në Facebook: Mirënjohje për shqiptarin dhe atdhetarin Anthony Athanas

Mbyllja e restorantit legjendar Anthony’s Pier 4 në Boston, është komentuar nga kryeministri Sali Berisha, përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook. Berisha e cilëson restorantin në fjalë si një ndër dëshmitë e suksesit të biznesit shqiptaro-amerikan. “Të dashur miq, admiralja e suksesit të biznesit shqiptaro-amerikan, restoranti legjendar Anthony’s Pier 4 në Boston, njëri prej 3-4 restoranteve me te famshëm në SHBA, do të ulë këto ditë pas 50 vite jetë flamurin e saj. Pier 4 e Anthony Athanas ka pritur me bujarinë shqiptare, artin e kuzhinës së tij magjik njerëzit më të famshëm të kohës; Presidentë të SHBA dhe vendeve të tjera, JF.Kenedi, R.Nikson etj, udhëheqës fetar si Papa Pali i 4 etj, yjet më të famshme të Hollivudit si Liz Taylor, Liza Minelli e Anthony Quinn, gjeni te letrave si Alfred Hitchcock, kampione botërore te boksit, atletikes dhe sporteve te tjera, diva te bukurisë, këngës, shoëbizit dhe biznesit amerikan dhe boteror. Por ai ka pritur dhe ndihmuar shumë e shumë emigrantë shqiptarë si dhe zyrtarët më të lartë të vendit tonë. Është një moment për të shprehur mirënjohjen më të thellë, nderimin me te madh për shqiptarin e madh, atdhetarin e flakte Anthony Athanas dhe familjen e tij qe ngritën ne zenitin e suksesit dhe lartësuan ne ikonën e gjenisë biznesin shqiptar ne SHBA. Le t’ju urojmë djemve të tij që të tejkalojnë me sukses atin e tyre legjendar!”- uron Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›