Rama edhe zyrtarisht në objektin e qeverisë

Pas certifikimit të të gjithë anëtarëve të qeverisë së re të Shqipërisë nga ana e presidentit Bujar Nishani tani më kabineti i ri qeveritar edhe zyrtarisht është vendosur në objektin e qeverisë.
Me këtë rast, kryeministri, Edi Rama faleminderoi të gjithë votuesve që me votën e tyre kontribuan në fitoren e tij.
Por Rama nuk la pa përmendur edhe ata që nuk e votuan:
“Është një mirënjohje për ata 1 milion shqiptarë nga Tropoja e deri në Konispol që më 23 qershor votuan Aleancën për Shqipërinë Evropiane, por edhe respekt për gjithë atë që nuk na votuan” tha Rama.
Gjithashtu kryeministri Shqipërisë tha se do të jenë shembull për luftën kundër padrejtësisë si dhe korrupsionit.
“Puna e opozitës është fjala, fjala e qeverisë është puna” , tha Rama në fjalimin e tij para objektit të qeverisë./Indeksonline/