Rama është i njohur për moszbatimin e kontratave politike

Flet deputeti i PD, Gjovalin Kadeli
Deputeti i PD, Gjovalin Kadeli ka deklaruar se Edi Rama është i njohur për moszbatimin e kontratave në marrëdhënie me partnerët politikë, gjë të cilën e ka treguar me zotin Dule, që siç e shikoni ngeli jashtë. Një prononcim për mediet, deputeti i PD Kadeli ka theksuar se “Lezha është qarku i barabartë me Kukësin ku ruajti kuorumin e të gjitha asaj katrahurë zgjedhjesh që ndodhi në gjithë Shqipërinë”.
Sipas tij, Lezha ruajti mandatet e vjetra. “Kjo do të thotë që njerëzit kanë vlerësuar punën dhe atë çfarë Berisha bëri, sidomos në mandatin e dytë të qeverisjes. Lezha me marrjen e katër mandateve tregoi nivelin e duhur, duke qenë në krye të këtij procesi zoti Bumçi që është kryetari i Partisë Demokratike për qarkun Tiranë. Një njëri i përsosur dhe me integritet profesional dhe moral”, theksoi ai.
Ndër të tjera, deputeti Kadeli vuri në dukje se, emërimi nga ana e Edi Ramës të ministrave me profil të ulët politik nuk është një rastësi. “T’ju them të drejtën emrat e qeverisë janë emra të cilat nuk më kanë habitur, sepse njoh mënyrën dhe natyrën e Ramës në komunikim me njerëzit dhe në zbatimin e kontratës që ka me njerëzit”. Po ashtu Kadeli nënvizoi se, “Lezha duhet të ketë përfaqësuesin e vet në kryesi. Kjo edhe për të riorganizuar PD në të gjithë qarkun pasi sfidat janë të mëdha në të ardhmen. Lezha duhet dhe do të ketë përfaqësues. Dhe duhet të jetë në vëmendje të zotit Basha, Berishës apo kushdo që do të drejtoj këtë proces”..