E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS program të paqartë për sistemin e taksave

14-08-2013 / Gazeta 55

Flet ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj

Arben Malaj, ish ministri socialist i Financave, thotë se Partia Socialiste ka një program të paqartë për sistemin e taksave. Sipas tij, taksa progresive mund të aplikohet vetëm tek tatimi mbi të ardhurat, ndërsa duhet qartësuar në program qëndrimi mbi taksimin.
Ndërkaq, ai flet edhe për borxhin publik, kur thotë se mazhoranca e re e pas shtatorit do ta rrisë atë. “Me rënien e të ardhurave në buxhet, është e vështirë që brenda 4 muajsh të përmirësohet pa rritur borxhin. Ky është edhe një nga debatet, është më mirë që qeveria ta njohë borxhin që ka ndaj kompanive, do të rritet borxhi përkohësisht dhe më pas do ketë një strategji më të mirë pastaj për ta ulur borxhin. Lidhur me tatimin progresiv, mbetem i mendimit se do të mbetet vetëm tek tatimi për të ardhurat personale. Është e rëndësishme që, që nga prezantimi në parlament qeveria të qartësojë shkallët, se në sa shkallë do ta ndajë tatimin progresiv dhe çfarë tarife do të ketë ai, sa i lartë do të jetë progresiviteti i tatimit”- u shpreh Malaj.
Ai thotë se situata me borxhet e këqija dhe roli i shtetit kërkon një ndërhyrje emergjente.
Por si e sheh Arben Malaj qeverinë e re të majtë, ndërsa nuk është më as në parlament dhe as në strukturat e Partisë Socialiste? Megjithëse thotë se nuk është koha për paragjykim, pasi ka kohë për tu testuar kjo qeveri, ai thotë se duhet të jenë strukturat e PS që duhet të bëjnë analizën e ekipit qeverisës me LSI, ndërsa thotë se ndaj zgjodhi të mos ishte më pjesë e PS. “Zgjodha të mos isha pjesë e këtij diskutimi, kështu që kolegët kanë mundësi të bëjnë analiza më të plota dhe më dinamike, për të dhënë rezultate, pasi koha në dispozicion nuk është e pafundme.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›