E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafa: Jemi për dialog por jo për pazare

Deputeti i PS-së në grevë urie Fatmir Xhafa theksoi se në ditën e 14 të grevës ata janë të vendosur për ta vazhduar atë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
"Jemi të gatshmën për të dialoguar por jo për të bërë pazare për këtë kauzë të madhe" theksoi Xhafa duke shtuar se grevistët janë të vendosur për ta çuar më tej këtë sakrificë.
"Kemi vendosmëri për ta çuar deri në fund këtë sakrificë dhe nëse nuk do të na plotësohen kërkesat tona do ta përshkallëzojmë më tepër protestën tonë" theksoi Xhafa.
Gjithashtu deputeti i PS-së Xhafa i bëri thirrje kryeministrit berisha të plotësojë kërkesat e tyre pasi në rast të kundërt do të ketë zgjedhje të parakohshme

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›