E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani barazon 2-2 ne fushen e Torinos

Një 11-metërsh i Balotelit në minutën e 97-të shpëton Milanin nga humbja në javën e tretë të kampionatit italian.
Skuadra e Masimiliano Alegrit vuan ërish në tranfertë dhe në fushën e Torinos nuk shkon më shumë se barazimi 2-2.
Vetëm një pikë në dëbutimin  e Rikardo Kakasë. Por mund të shkonte më keq.
Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, Torino do të kalonte në avantazh me D’Ambrosion dy minuta nga rikthimi në fushë.
Milani nuk arrin të reagojë, ndërsa ndëshkohet sërish me golin e dytë të shënuar nga Cerci.
Kur dukej se fitorja e vendasve ishte vendosur, Muntari do të hapte sfidën në minutën e 87-të.
Nuk mbyllet këtu, pasi Milani do të fitonte një 11-metërsh në kohën shtesë. Të kota protestat e vendasve, ndërsa nga pika e bardhë Baloteli do të vuloste sfidën në shifrat 2-2.
Nuk ndalet Napoli. Skuadra e drejtuar nga Rafel Benitez merr fitoren e tretë radhazi, pas fitores 2-0 ndaj Atalantës.
Higuain dhe Kalehon  shënuan golat e fitores për Napolin që konfirmon edhe një herë veten si pretendent për të fituar titullin kampion në këtë sezon të Serisë A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›