E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama flet për marrëveshjen me ish kryeministrin britanik: Tony Blair nuk është Tony Podestá

f1_19-teleg1368977674Media shqiptare i ka bërë shumë jehonë, gjë që është e kuptueshme, lajmit të së përditshmes britanike the Sunday Telegraph, një motër e vogël e së famshmes the Daily Telegraph, një gazetë konservatore, ku flitej mbi një kontratë bashkëpunimi mes kryeministrit të shkuar britanik Tony Blair dhe kryeministrit të ardhshëm shqiptar Edi Rama (ky ishte një nga mesazhet e shkrimit të gazetës londineze). Dhe në terma financiarë, thosh gazeta britanike, kjo kontratë do të vlejë disa milionë sterlina.

Edi Rama e ka konfirmuar dje këtë lajm. Por kërkoi nga gazetarët të shmangnin paralele me kontrata të ngjashme të Berishës. Ka një ngutje të madhe, të kotë për të bërë krahasime mes Blair-it dhe Podestá-ve, që paguhen me paratë e shqiptarëve për të dezinformuar opinionin ndërkombëtar dhe për të zbukuruar imazhin e një qeverie të korruptuar deri në palcë, tha ai, dhe më tej vijoi: Të jeni të sigurt se vullneti i Blair-it për të ndihmuar Shqipërinë nuk ka çmim për të mirat që do sjellë. Ndërsa kontrata nuk do të rëndojë hiç fare mbi buxhetin e shtetit dhe të publikut.

Ai nuk e sqaroi më tej këtë fjali të fundit, por saktësoi se deri tani kemi thjesht një marrëveshje [ende të pakonkretizuar me kontratë] të bazuar në dëshirën e të dy palëve për të bashkëpunuar në të mirë të Shqipërisë.

http://respublica.al/artikuj/2013/05/21/rama-flet-per-marreveshjen-me-ish-kryeministrin-britanik-tony-blair-nuk-eshte

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›