Rama fton emigrantët të votojnë në zgjedhjet lokale
13/07/2010 Kreu i PS në Greqi
Kryetari i opozitës, Edi Rama, po zhvillon një vizitë në Greqi, me ftesë të fondacionit “Andreas Papandreu”, që mban emrin e themeluesit të PASOK-ut. Edi Rama shoqërohet në këtë vizitë nga kryetari i PPDNJ-së, Vangjel Dule, dhe deputetët Taulant Balla e Fatmir Xhafaj. Kreu socialist tha se është njohur me ndryshimet e bëra nga lideri i saj Jorgos Papandreu për integrimin e emigrantëve shqiptarë, si dhe me vendimin që u mundëson atyre të votojnë në zgjedhjet lokale. Edi Rama u bëri thirrje emigrantëve që të marrin pjesë në atë që ai e quajti kulmin e pjesëmarrjes në procedurat e demokracisë. “Nga një anë u njohëm me mënyrën e organizimit të punës dhe biseduam për një platformë bashkëpunimi për rritjen e cilësisë së organizimit të komunikimit të partisë me publikun. Nga ana tjetër u njohëm me masat e kryeministrit mik Jorgos Papandreu për të përfshirë emigrantët shqiptarë në votimin për zgjedhjet vendore”, ka deklaruar Rama. Nga ana e tij, sekretari i Përgjithshëm i PASOK-ut, Sokratis Ksinidis, shprehu kënaqësinë për praninë e delegacionit shqiptar. Gjatë qëndrimit të tij, Rama ka pasur një takim kokë më kokë me kryeministrin grek Jorgos Papandreu, ku është biseduar për shumë çështje me interes të përbashkët. Zyra e shtypit e PASOK-ut sqaroi se takimi ishte privat.