Në polici familjarët e Franc Konomit, ekspertizë 4 personave
13/07/2010 Merren në pyetje e ëma dhe e shoqja. Policia kërkon gjurmë baruti tek 4 të dyshuar
TIRANE- Katër personave u bëhet ekspertiza në dorë nëse kanë qëlluar me pistoletë ndaj Franc Konomit, kurse familjarët e tij merren në pyetje nga policia. Kështu, gjashtë ditë nga vrasja e 42-vjeçarit Franci Konomi, policia dhe Prokuroria vazhdojnë ta gjejnë veten në udhëkryq, për sa i përket sigurimit të provave të reja dhe identifikimit të autorëve. Dyshimet e ngritura për disa persona, kanë sjellë fiksimin e dhjetëra gjurmëve gishtave, si dhe kryerjen e katër ekspertizave kimike, të cilat janë provuar në krahët e 4 shtetasve që mendohet se kanë kryer vrasjen. Sipas burimeve pranë policisë, kjo praktikë është ndjekur me shpresën e gjetjes së ndonjë gjurme baruti në dorë apo bluzë të këtyre personave, por realiteti ka treguar të kundërtën. Kjo gjë ka vështirësuar akoma dhe më shumë hetimin, ndërkohë pritet që në ditët në vazhdim dhjetë gjurmët e fiksuara do të krahasohen me gjurmët e gishtave që mund të gjenden nga 9 gëzhojat e gjetura në vendin e krimit. Përfaqësues nga Prokuroria e Tiranës, që i janë bashkuar këtij hetimi thanë se presin ardhjen e tabulateve nga tre kompanitë celulare, nga të cilat shpresojnë se mund të gjejnë prova konkrete mbi identifikimin e autorëve të vrasjes. Ndërkohë që numri i personave të marrë në pyetje ka arritur në 60 veta, dhe asnjëri prej tyre s’ka treguar detaje konkrete mbi ekzekutimin e 42-vjeçarit. Madje sipas akuzës dhe familjarët apo miqtë e viktimës s’kanë drejtuar gishtin në një person konkret. Rreth orës 11.00, në derën kryesore të policisë së Tiranës mbërritën familjarët e Franc Konomit, të cilët ishin thirrur nga krerët e uniformave blu për të dhënë deklaratat e tyre rreth ngjarjes. Të veshura me të zeza, nëna, bashkëshortja dhe një grua tjetër, ngjitën shkallët e Drejtorisë së Policisë, të shoqëruara edhe nga dy persona të tjerë. Njëri prej tyre ishte rreth 50 vjeç dhe tjetri rreth 35. Për rreth 4 orë këta të afërm dhe miq të Franc Konomit u pyetën për dijenitë që kishin për ekzekutimin e njeriut të tyre të afërm, por mesa duket oficerët e policisë nuk morën ndonjë përgjigje konkrete. Rreth orës 15.00, familjarët dhe miqtë dolën nga ambientet e policisë, ndërsa në sytë e tyre shihej qartë bezdisja që u kishin shkaktuar pyetjet e ekspertëve. Mes të tjerave, ashtu të lodhur edhe nga vapa familjarët shpreheshin me njëri-tjetrin se “Po ata, nuk pyesnin se si e njihnim ne Francin, ça njeriu ishte e kështu gjëra, po e kishin mendjen të na pyesnin se kush i ka paratë, a janë paguar lekët e makinës”. Sakaq, burime nga policia e Tiranës thanë se familjarët ishin thirru për të dëshmuar dhe u pyetën për momentet që kishin të bënin me shkuarjen e Franc Konomit në Gjermani dhe si rrodhën ngjarjet pas mbërritjes së tij.
Krerët e akuzës e policisë në analizë
Lidhur me ngjarjen e rëndë, dje rreth mesditës në Prokurorinë e Tiranës është paraqitur drejtori i policisë Tonin Vocaj së bashku shefin e hetimit të krimeve Artan Cuku, të cilët mësohen se kanë kryer një analizë pune me drejtuesin e këtij organi Sokol Malaj. I kontaktuar me telefon ky i fundit, ka pranuar se është kryer një analizë pune por në qendër të saj nuk ka qenë vrasja e Franci Konomit, por struktura e re që u krijua së fundi në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.