Shalsi Skandali me cmimet tek ish-ekspozita
Opozita ka publikuar dje dokumentin e pare te skandalit te privatizimit te ish-Ekspozites. Nenkryetari i grupit parlamentar socialist Eduard Shalsi tregoi dokumentet qe faktojne abuzimin nga ana e pushtetit me truallin dhe prishjen e kontrates se rregullt. Deputeti Shalsi ka publikuar dje nje vendim qeverie i cili trajton me preferenca trojet ne kryeqytet duke ulur artificialisht cmimin e trojeve te zona e ish-ekspozites ne menyre qe te rritet siperfaqja e tokes se dhene per kompensim pretendenteve si ish-pronare.
DokumentetNe dokumentin qe Partia Socialiste disponon thuhet se me 26 nentor 2008 Sali Berisha dhe qeveria e tij kane miratuar cmimet e trojeve qe ndodhen ne bashkite e vendit duke perfshire ketu Bashkine e Tiranes. Ky vendim per zonen ku ndodhet ish-Ekspozita Shqiperia Sot ka percaktuar nje cmim prej 426 mije lekesh per meter katror. Vetem pak metra me tutje ne anen tjeter te Lanes po ky Sali Berishe ne te njejten dite me te njejtin vendim ka percaktuar nje cmim tjeter prej 1.2 milione lekesh per meter katror pra tre here me te larte. Vetem pak metra me tutje ne zonen e Pallateve te Aviacionit cmimi eshte po 1.2 milione leke per meter katror. Tek rruga lsquoMyslym Shyri vetem pak metra prapa ish-Ekspozites po 1.2 milione leke per meter katror u shpreh Shalsi. Deputeti Eduart Shalsi me nje harte Tirane ne krah tij krahasoi cmimin me ate te zonave perreth. Deputeti Shalsi premtoi se ne ditet ne vijim do te zbardhen elemente te tjere te kesaj afere qe sipas Partise Socialiste perben proven e kapjes se shtetit nga pushtetaret dhe familjaret e tyre.
Raporti i vleresimitNenkryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste Eduard Shalsi beri publik edhe nje raport vleresimi per pronen te perpiluar nga nje komision i ngritur nga ministri Genc Ruli. Ne raport citohet se prona ndodhet ne qender te Tiranes vetem 750 metra ne jugperendim te sheshit Skenderbej. Ajo eshte e vendosur ne nje nga zonat me te rendesishme social-kulturore-administrative-politike-turistike e fetare te kryeqytetit. Vendndodhja e prones eshte shume pozitive dhe e njohur nga vendas e te huaj. Kjo gje ben qe adresa e saj te krijoje nje vlere marketingu shtese per kete prone.
Pyetjet e rejaPas pese pyetjeve te kater diteve me pare per ministrin Genc Ruli selia roze ka artikuluar pyetje te reja per qeverine Berisha. Reagimi i shkurter i ministrit Genc Ruli lidhur me pyetjet e PS-se argumentohen nga selia roze si nje pamundesi e ministrise per te dhene pergjigjen per pese pyetjet qe u drejtuan ne adrese te tij. Deputeti Shalsi tha dje se Ruli e ka te pamundur ta justifikoje kete afere prapa se ciles qendrojne njerez prane tij dhe Kryeministrit Sali Berisha. Po ne vijim te akuzave Partia Socialiste ka ngritur pyetje te reja per te cilat kerkon pergjigje. A ka njeri qe nuk e kupton logjiken mbi te cilen eshte ngritur politika e cmimeve te trojeve nga kjo qeveri Cfare shpjegimi tjeter mund te kete pervec interesave te oborrit te pushtetit qe dikton cmimet jo sipas nje logjike racionale tregu jo ne funksion te interesit publik por thjesht e vetem ne funksion te interesave klienteliste e familjare te oborrit te Sali Berishes tha Shalsi.