E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekoron ish-te perndjekurit Denim krimeve te komunizmit

Presidenti i Republikes Bamir Topi dekoroi dje disa perfaqesues te ish-te perndjekurve politike ne nje ceremoni te mbajtur ne Presidence me rastin e 20-shkurtit shembjes se bustit te diktatorit Enver Hoxha.

Gjate ceremonise kreu i shtetit tha se krimet e regjimit komunist nuk duhen harruar. Topi theksoi se autoret e atyre krimeve duhet te marrin ndeshkimin e merituar qofte kjo edhe ne aspektin moral dhe shoqeror. Ai vuri ne dukje se ceremonia mbahet per te mos harruar dhunen e regjimit totalitar ndersa theksoi se nuk duhet te kete hakmarrje por demaskim publik per ato qe kane ndodhur. Presidenti Topi theksoi Krimet duhen denuar qofte edhe historikisht. Fajtoret duhen ndeshkuar qofte edhe moralisht Viktimat duhet te prehen ne paqe dhe te gjallet duhet te clirohen njehere e pergjithmone nga makthet e tyre te bindur plotesisht se drejtesia eshte vene ne vend qe falja u eshte kerkuar sinqerisht. Kryetari i shtetit dekoroi me urdhrin Nene Tereza Adem Allcin dhe Sami Dangelline pas vdekjes me motivacionin Ne shenje nderimi dhe vleresimi per qendresen mbinjerezore dhe rezistencen e papajtueshme ndaj diktatures komuniste. Ndersa me Medaljen e Mirenjohjes u dekoruan Hyrie Dosti Kupi Agron Kalaja Aqif Selimi Luan Koka Luan Myftiu Islam Spahiu Shpetim Stermasi Hysen Haxhiu Naile Capa Kastriot Bajraktari etj. Po dje Presidenti Topi edhe me mbeshtetjen e Komisionit Evropian dhe Qendres Shqiptare te Rehabilitimit te Traumes dhe Tortures organizuan ne mjediset e Presidences fotoekspoziten Demokracia nuk ndertohet mbi harresen. Ne ceremonine e zhvilluar me kete rast ishin te pranishem te persekutuar nga regjimi komunist familjare te tyre perfaqesues te Qendres Shqiptare per Rehabilitim te Traumes dhe Tortures Leka Zogu II perfaqesues te institucioneve shteterore perfaqesues te trupit diplomatik te akredituar ne vendin tone etj.
Ne fjalen e tij pershendetese kryetari i shtetit vuri ne dukje Demokracia qe ne po perpiqemi te ndertojme me aq mund sakrifica e perkushtim prej me shume se dy dekadash vertet qe nuk duhet dhe nuk mund ti kete themelet e veta mbi harresen aq me keq mbi orvatjet e deshtuara per te shperndare dhe justifikuar masen e fajit duke tentuar njehsimin e vuajtesve me xhelatet te te perndjekurve me inkuizitoret. Ja perse na duhet nje fotoekspozite e tille prej se ciles te gjithe ne mund te mesojme shume. Ja perse na duhen libra dokumentare muzeume vepra artistike dhe rrefime-kujtese. Ja perse na duhen deshmi te gjalla te te mbijetuarve nga burgjet dhe kampet e internimit komunist dhe perkujtimore te viktimave. Sot me shume se kurre. Sot me teper se asnjehere tjeter pas njezet vjetesh ne demokraci pas shembjes se busteve e monumenteve te rreme e te fabrikuara ne kemi nevoje per te rikujtuar dhe reflektuar. Kemi nevoje per heronj pozitive te historise sone kombetare per figura me virtyte te verteta njerezore dhe me shpirt te lire e demokratik per shembuj nga te cilet brezi i ri duhet te ndihet krenar e te frymezohet duke u mekuar e rritur me atdhedashuri - theksoi Presidenti.
Ne vijim te fjales se tij duke iu referuar edhe pervojes se kombeve te tjera te perndjekura gjate rrjedhes se historise Presidenti Topi nenvizoi se shtremberimi i historise harresa apo pluhurosja e qellimshme e ngjarjeve dhe personazheve historike eshte nje gracke ku nuk duhet te bihet pasi kjo do te ishte zvetenim dhe dobesim i ndergjegjes se nje kombi dhe i kujteses historike te tij.
Krimet duhen denuar qofte edhe historikisht. Fajtoret duhen ndeshkuar qofte edhe moralisht Viktimat duhet te prehen ne paqe dhe te gjallet duhet te clirohen nje here e pergjithmone nga makthet e tyre te bindur plotesisht qe drejtesia eshte vene ne vend qe falja u eshte kerkuar sinqerisht. Vetem ne kete menyre edhe te perndjekurit vete do te munden te falin me gjithe zemer do te jene ne gjendje te ringrihen me krenare se kurre e te besojne plotesisht se tempulli i shenjte i demokracise dhe institucionet e tij te pavarura mbeshteten te palekundura e te pacenuara nga askush dhe asgje mbi themelet e forta te mesimeve te vyera qe kemi nxjerre nga historia dhe e kaluara jone e hidhur - u shpreh Presidenti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›