Rama, grevisteve: Shoke, kutite nuk hapen, por ju rrini dhe pak
Kryetari socialist Rama, eshte shprehur se opozita eshte e gatshme per zgjidhjen e krizes politike, ndersa shton se transparenca eshte ne themel te saj. Kreu i PS kerkon hapjen e kutive te te gjithe dokumentacionit zgjedhor, ndersa shton se kutite e votimit i lihen ne dore nje pale te trete, sic eshte Komisioni i Venecias. "Nderkombetaret kerkojne zgjidhje dhe e presin nga ne. Krizen e zgjidhim me perkushtim nepermjet transparences, i pari i qeverise hodhi poshte cdo zgjidhje pasi perdor forcen. Jemi gati per zgjidhje transparente permes nje hetimi qe fillon me hapjen e kutive te te gjithe dokumentacionit zgjedhor, ndersa hapjen e kutive te votimit t'ia leme nje pale te trete, qe nuk eshte pale ne konflikt, sic eshte Komisioni i Venecias", deklaroi Rama. Pas kesaj deklarate kreu i PS ka lene te kuptohet se nese mazhoranca pranon kete propozim te PS, atehere kriza eshte e zgjidhur dhe greva e urise merr fund. "Komuniteti nderkombetar kerkon zgjidhje dhe nderkohe kur thote se zgjidhja u takon shqiptareve, nuk nenkupton qe i pari i qeverise te refuzoje cdo zgjidhje, pikerisht sepse disponon nje force kartonash te cilen e perdor abuzivisht.
I mbetet Berishes te reflektoje", u shpreh Rama. Sipas tij gjithe levizja politike e opozites ka si qellim garantimin e zgjedhjeve te ardhshme, dhe ne asnje menyre per te marre pushtetin ne tavoline, por per te garantuar qe ai te mos merret me keshtu. Ai ka nenvizuar faktin se socialistet kane pranuar me se njehere dhe se jane te gatshem ne cdo moment ta zgjidhe ngercin politik permes vullnetit. "Kjo eshte nje krize e rende, qe kerkon kompromis ne funksion te interesit publik dhe transparences se domosdoshme. Mjafton vullneti mes paleve, qe ceshtja te zgjidhet menjehere", deklaroi Rama. Kryetari i PS Edi Rama gjate bashkebisedimit me gazetaret ne diten e 15-te te greves se urise ka falenderuar te gjithe mbeshtetesit e protestes se djeshme duke deklaruar se PS nuk ndalet dhe nuk eshte lodhur ne rrugen e saj. "Opozita eshte ne nje proteste te pandalshme dhe qeveria ne nje shurdheri. I neveris te gjithe ata qe jane bere pjese e kesaj marrezie anti-opozitare te shnderruar ne kete propagande te ulet ndaj opozites, ne nuk zmbrapsemi, ne nuk lodhemi, ne nuk ndalemi. Po kerkojme nje Shqiperi ne te cilen te bashkejetojme, ne vend ku parimet dhe vlerat jane norma per nje shoqeri evropiane", deklaroi Rama. Per deklaratat e kreut te qeverise Berisha, Rama ka shprehur keqardhje pasi sic deklaroi ai, qeveria eshte prekur nga shurdheria dhe verberimi."E degjuat sot te parin e qeverise, ndjeva keqardhje per shurdherine, verberine per qasjen e tij ndaj nje problemi qe eshte transparenca per demokratizim dhe emancipim", tha Rama
Per Bosh
"Ky eshte besoj une, nje kompromis i arte nga ku fiton Shqiperia, fitojne shqiptaret, fiton demokracia dhe nga ky nis rruga e nje transparence qe garanton procesin zgjedhor dhe qe i vendos palet ne nje pozicion shume me detyrues ndaj publikut. Une ju dhashe formulen e zgjidhjes. Fakti qe kjo eshte apo nuk eshte e shkruar, nuk e cenon aspak thelbin per te cilin ne diskutojme. Kjo eshte nje zgjidhje qe ne e pranojme. Kjo eshte nje zgjidhje qe me ta pranuar edhe pala tjeter, i jep fund kesaj krize".