Rama heq Islamin nga Strasburgu
Aristir Lumezi
Grupi parlamentar i PS-së bëri dje ndarjen e deputetëve në komisionet parlamentare. Në një mbledhje të zhvilluar dje paradite në selinë rozë, kreu socialist Rama dhe kryetari i grupit të deputetëve, Gramoz Ruçi, kanë komunikuar ndarjen paraprake të deputetëve socialistë në komisionet parlamentare, por dhe në delegacionet e përhershme të Kuvendit shqiptar në organizmat ndërkombëtare, Këshillin e Evropës, NATO dhe në Komisionin Parlamentar BE-Shqipëri. Sekretarja për marrëdhëniet me jashtë, Arta Dade ka shprehur rezerva për moskonsultim të saj për përbërjen e delegacioneve. "Zoti Gramoz, përse nuk u konsultuat me mua si sekretare e PS për Marrëdhëniet me Jashtë, për përbërjen e delegacioneve parlamentare? Marrëdhënia me Këshillin e Evropës është sa delikate, aq dhe me shumë përgjegjësi, prandaj kërkohet përvojë dhe afirmim", i është drejtuar Dade kryetarit të grupit parlamentar Ruçi. Nga ana e tij, Ruçi i është përgjigjur se "edhe ne kemi qenë të rinj në vitin '92, kur na janë besuar detyra të tilla dhe kemi krijuar përvojë". Dade ka shprehur pakënaqësi lidhur me cilësinë e delegacionit të PS në Këshillin e Evropës. "Kemi 20 vjet përvojë dhe eksperiencë dhe nuk mund të çojmë njerëz pa përvojë të përfaqësojë dhe përballojë PD në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës", mësohet të jetë shprehur sekretarja socialiste. Pikënisje e këtij debati ishte lista e PS për delegacionin e KiE-së, ku në përbërje të tij janë deputetët Olta Xhaçka, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri. Por duke parë listën e delegacioneve, prej tyre janë përjashtuar të gjithë deputetët e mendimit ndryshe në PS, me përjashtim të Arben Malajt, i cili është pjesë e Komitetit Ndërparlamentar Shqipëri-BE. Të gjithë deputetët e legjislaturës së kaluar, ata që u rizgjodhën më 28 qershor, kanë qëndruar në të njëjtët komisione, përveç Kastriot Islamit, i cili nga anëtar i komisionit të jashtëm, ka kaluar anëtar i komisionit Për Edukimin dhe Mjetet e Informimit. Për këtë përjashtim të bërë, Islami ka kërkuar se mbi ç'baza është bërë ky ndryshim, por nga ana e tij Ruçi është shprehur se lista e paraqitur në mbledhjen e grupit parlamentar ishte vetëm një draft, i cili mund të ndryshonte. Por pasditen e djeshme, Partia Socialiste dorëzoi në sekretarinë e Kuvendit të njëjtën listë që paraqiti paraditen e djeshme në grupin e deputetëve. Arta Dade nuk ka ndërruar delegacion dhe vazhdon të jetë përfaqësuese e PS në delegacionin e parlamentit shqiptar në OSBE, ndërsa Namik Dokle në delegacionin e Detit të Zi. Ajo që vihet re në listën e anëtarëve të komisioneve parlamentare, është shpërndarja e deputetëve sipas profilit të tyre dhe kualifikimeve të bëra, me përjashtim të disa deputetëve që kanë më shumë përvojë sesa profilizim. Duket se zhvillimet politike në gjashtë muajt e bojkotit kanë ndihmuar në përcaktimin delegacioneve dhe anëtarëve të komisioneve. Gjatë kësaj periudhe, kontaktet e shpeshta me komunitetin ndërkombëtar bënë që Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknurin të jenë në delegacionin e Parlamentit në KiE, por dhe deputetët Sajmir Tahiri, Ditmir Bushati e Taulant Balla në Komitetin ndërparlamentar Shqipëri-BE.
deputetet e ps ne komisione
Komiteti ndërparlamentar Shqipëri-BE
Ditmir Bushati
Valentina Leskaj
Arben Malaj
Sajmir Tahiri
Ilir Beqja
Ermelinda Meksi
Taulant Balla
Delegacioni parlamentar i NATO-s
Pandeli Majko
Delegacioni në Asamblesë Parlamentare KiE
Olta Xhaçka
Arben Ahmetaj
Damian Gjiknuri
Delegacioni i OSBE
Arta Dade
Delegacioni i Detit të Zi
Namik Dokle
Komisioni për çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtave të Njeriut
Arben Isaraj
Armando Subashi
Bashkim Fino
Damian Gjiknuri
Dashamir Peza
Ermonela Felaj
Fatmir Xhafaj
Pandeli Majko
Saimir Tahiri
Shegush Ligori
Tom Doshi
Vasilika Hysi
Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Albert çaci
Andis Harasani
Arben Ahmetaj
Arben Malaj
Erion Braçe
Ervin Koçi
Gjovalin Kadeli
Ilir Beqja
Mimi Kodheli
Rudina Seseri
Komisioni për Politikën e Jashtme
Arta Dade
Ilir Gjoni
Olta Xhaçka
Qemal Minxhozi
Komisioni për Integrimin Evropian
Ditmir Bushati
Ermelinda Meksi
Gramoz Ruçi
Taulant Balla
Komisioni për Sigurinë Kombëtare
Arben çuko
Armando Prenga
Asllan Dogjani
Ben Blushi
Gazmend Bizhga
Pirro Lutaj
Skënder Hasa
Xhemal Qefalia
Komisioni për çështjet Sociale
Eglantina Gjermeni
Eltar Deda
Et'hem Ruka
Klodiana Spahiu
Vangjel Tavo
Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese
Artan Gaçi
Besnik Bare
Blendi Klosi
Eduart Shalsi
Fatos Tushe
Gjok Jaku
Hazir Gashi
Namik Dokle
Ndue Kola
Sadri Abazi
Komisioni i Medias dhe Arsimit
Agim Leka
Alfred Dalipi
Enkelejda Shkreli
Fatmir Toçi
Fidel Ylli
Kastriot Islami
Luiza Xhuvani
Marko Bello
Valentina Leskaj