E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoritetet kosovare: Ndarja do të hapte çështjen e kufijve në Ballkan

Ne harkun kohor te 24 oreve, ne dy intervista te vecanta, Kryeministri Hashim Thaci dhe Ministri i Jashtem Skender Hyseni, deklarojne se nese do te kete ndarje te Kosoves, atehere ndryshimi i kufijve do te perfshije gjithe Ballkanin.

“Kërkesa për ndarje nënkupton destabilizim të të gjithë rajonit”, ka pohuar shefi i diplomacisë kosovare, Skender Hyseni. Ai ka thënë se tema e ndarjes është lançuar nga Beogradi për të parë reagimet në Kosovë. “Nuk ka ndarje të Kosovës. Po e themi troç. Po të ketë ndryshim të kufijve të Kosovës, pasi kjo gje nuk do të ndalet në Kosovë, nuk përfundon në Kosovë, por do ta përfshijë gjithë rajonin e Ballkanit”.

Hyseni thote se Serbia nuk po e pengon vetëm Kosovën drejt anëtarësimit në BE, por gjithë Ballkanin Perëndimor. Ministri i Jashtem kosovar thekson se pret që vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të jetë neutral. E ky qëndrim sipas tij do të ishte në të mirë të Kosovës.

Nje dite me pare edhe kryeministri hashim Thaci, gjate nje interviste per agjensine serbe te lajmeve Beta, deklaroi te njejten gje. “Ndarja e Kosovës do ta hapte çështjen e ndryshimit të kufijve në Ballkan, prandaj askush nuk është i interesuar për hapjen e kësaj çështjeje”, theksoi Thaci.

“Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm, i njohur dhe i garantuar ndërkombëtarisht, dhe Kosova me këto kufij do të integrohet në NATO dhe BE”, deklaroi shefi I qeverise se Prishtines.
Sipas tij, gjendja e sigurisë është stable, kurse ndër sfidat më të rëndësishme është integrimi i pjesës veriore dhe zbatimi i ligjit në këtë pjesë të vendit. “Serbët e Kosovës do t’i realizojnë të drejtat e tyre në mënyrën në kuadër të respektimit të plotë të integritetit territorial të Kosovës, të forcimit të sovranitetit të shtetit dhe respektimit të plotë të planit të Ahtisarit”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, Kosova është e gatshme që të bisedojë për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, por kurrë nuk do të pranojë të bisedojë për statusin e Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›