Berisha: Kallogjerët sharlatanë kundër regjistrimit

Ai solli rastin e idesë së Bashkisë së Tiranës për një Work Stop Shop për lejet e ndërtimit, çka do të thotë se procedurat janë të gjitha online.
"Është e domosdoshme që të gjitha procedurat e mundshme të shndërrohen në procedura dixhitale, pasi kjo është rruga më e sigurt për të garantuar transparencë maksimale. Kjo qeveri do të mbetet qeveria e transparencës”, theksoi Berisha. Më tej, ai foli për shtimin e fondit për Institutin e Statistikave për regjistrimin e popullsisë dhe banesave. Berisha i quajti sharlatan të gjithë ata që kundërshtojnë regjistrimin e popullsisë, duke nënvizuar se tashmë iu rrezikohet posti, tentojnë të ngjiten.
“Sharlatanë të vërtetë, mjeranë politikë, Haxhi Qamilë me 100 flamuj, tentuan t’i trembin shqiptarët për regjistrimin, të cilët rrezikohen nga rënia e pushtetit tentojnë të ngjiten. Mund të kundërshtosh kryeministrin dhe ta shpallësh të vdekur atë, por nuk mund të kundërshtosh regjistrimin, pasi ky është një akt kombëtar”, shtoi kryeministri.
“Këta hipokritë nuk kanë asgjë kombëtare. Këta duan që të tjerët t’i tregojnë me gisht shqiptarët siç ka ndodhur 45 vite me radhë si më të varfrit në Evropë. Por tashmë shqiptarët kanë ndryshuar. Këta kallogjerë, thonë se turizmit është trefishuar, por të ardhurat kanë rënë. Këto janë llogari të Ramiz Alisë”, vijoi kryeministri. Me këtë regjistrim, shtoi kryeministri- do të tregojë se shqiptarët janë ndryshe dhe bota do të marrë vesh këtë. /Start/S.Ll/
2011-08-18 11:47