Policia kap autorin e dyshuar për vrasjen e Paulin Markut
18/08/2011 Blutë e kryeqytetit në bashkëpunim me Prokurorinë ndalojnë Astrit Vladin
TIRANE-Konfliktet e hershme në Itali, si dhe një përplasje me motiv borxhet financiare, duket se ishin dy nga arsyet e dyshuara për ekzekutimin me armë zjarri të 51-vjeçarit Paulin Marku, teksa ky i fundit ishte duke udhëtuar me motorin e tij 500 kubikësh. Por dje në orët e vona Policia e Tiranës konfirmoi se në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit kishte arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes. Sipas burimeve të policisë mësohet se i ndaluari është Astrit Vladi, i cili u mor në pyetje dje në orët e pasdites dhe vetëm në orët e vona u vendos masa e arrestit për veprën penale të vrasjes. Paraprakisht dyshohet se një konflikt banal mes Markut dhe Vladit ishte shkaku që ky i fundit e ekzekutoi. Policia dhe Prokuroria e Tiranës punuan për të gjetur provat materiale, ndërkohë që të parët që janë pyetur rreth këtij krimi kanë qenë familjarët e viktimës, si dhe rrethi shoqëror i tij. Nga deklarimet e tyre, oficerët e policisë kanë mësuar jo vetëm konfliktet që i afërmi i tyre ka pasur në Itali, por dhe një konflikt tjetër për një borxh financiar. Sipas burimeve nga grupi hetimor, Paulin Marku ishte administrator i një mobilierie dhe për pasojë ai ka kryer marrëveshje biznesi me disa persona. Ekzistojnë dyshime se një nga këto marrëveshje nuk ka shkuar siç ishte planifikuar dhe për pasojë palët janë konfliktuar për një borxh financiar, por shuma e parave nuk bëhet e dituar nga hetuesit. Momentalisht grupi hetimor është duke punuar sistematikisht për marrjen në pyetje të personave që kanë bashkëpunuar me 51-vjeçarin, si dhe në të njëjtën kohë nën “lupën” e hetuesve janë duke kaluar edhe lidhjet e tij me konfliktet në shtetin italian. Pikërisht në këtë shtet, sipas policisë, viktima ishte implikuar në disa vepra penale të rënda prej të cilave kishte mundur të fitonte shuma të konsiderueshme parash. Policia dhe Prokuroria e Tiranës, janë duke kryer veprime hetimore për të zbardhur të gjithë ngjarjen e ndodhur pardje tek “Kthesa e Kamzës”.
Vrasja, zbulohet tipi i automjetit
Informacionet që janë mbledhur nga agjentët në terren, flasin se autori që ka qëlluar në drejtim të 51-vjeçarit Paulin Marku ka qenë në një automjet tip Benz me targa të Tiranës. Ai e ka gjurmuar për disa orë objektivin e tij dhe se gjatë ecjes në autostradë, autori i është afruar me makinë motorit 500 kubikësh të viktimës, duke e qëlluar disa herë në trup. Sipas policisë, distanca ka qenë e afërt dhe për pasojë 51-vjeçari Marku ka gjetur vdekjen e menjëhershme, duke mbetur i shtrirë në mes të autostradës Tiranë-Durrës. Benzi nga erdhën krismat është larguar me shpejtësi, ndërkohë që nuk dihet me saktësi nëse ai është parë nga udhëtarët e tjerë apo jo. Momentalisht policia ka marrë një nismë zbulimi të automjetit, por deri tani asnjë gjurmë nuk është zbuluar. Ndërkohë që mësohet se ka filluar këqyrja e telefonave dhe identifikimit të numrave celularë që viktima ka kontaktuar kohët e fundit.