Rama i jep 5 deputete Gjinushit
Problemet dhe mosmarreveshjet per reformen zgjedhore sjellin me vete dhe "pazaret" mes forcave politike lidhur me ndarjen e zonave zgjedhore. E thene me qarte, nisin pazaret politike per numrin e deputeteve qe do te mund te garantojne partite parlamentare ne garen elektorale te vitit 2009. Konkretisht, nje diskutim i tille ka nisur qe prej dy ditesh mes Partise Socialiste dhe asaj Socialdemokrate. Edhe pse ende nuk ka nje marreveshje te finalizuar, burime prane selise roze konfirmojne se socialdemokratet do te unifikojne votat me ligjvenesit socialiste per miratimin ne Kuvend, lidhur me propozimet e PS-se mbi reformen zgjedhore. Por kjo dakordesi ka nje kusht dhe kushti i PSD-se jane garancia per marrjen e 5 deputeteve, ose te 5 zonave te sigurta ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009. Sikurse dhe u be e ditur, dy dite me pare, kreret e PS dhe te PSD zhvilluan nje takim, i cili konkludoi ne arritjen e nje konsensusi per krijimin e nje federate mes tyre. Bashkim i cili do te mundesonte qe keto dy parti te bashkojne votat ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nisur nga zhvillimet me te fundit brenda kampit te majte, e sidomos nga presionet e vazhdueshme te aleateve te tij, kryetari i PS-se, Edi Rama, ka kerkuar ndihmen e PSD-se. Keshtu, referuar tryezave te te vegjelve per reformen zgjedhore, mesohet se Rama i ka kerkuar kreut socialdemokrat qe te terhiqet nga keto takime, pasi PSD eshte aleati me i ngushte i PS-se. Madje, pikerisht per kete arsye, Rama ka kerkuar votat e kesaj partie per miratimin e propozimeve te PS-se mbi reformen zgjedhore. Ardhur ne kete pike, Gjinushi ka parashtruar dhe kerkesen e tij, e cila eshte mirepritur nga lidershipi i selise roze.
Federata
Sistemi qe pritet te aplikohet nuk lejon qe te kete koalicione parazgjedhore. Per kete arsye, federata shihet si mundesia me e mire per nje bashkepunim. Nga ana tjeter, PS-se i duhet nje pakt me PSD ne menyre qe bashke me PD dhe PR te mundesojne ndryshimet ne sistemin zgjedhor ne parlament. Ne kete pike, pertej krijimit te nje konfederate, e cila do te bashkonte votat e te dyja partive ne funksion te reformes zgjedhore, Gjinushi ka kerkuar nga Rama pese deputete te sigurt ne listen qe do te paraqitet. Edhe pse ende nuk ka nje marreveshje te finalizuar, mesohet se lidershipi roze ne parim ka pranuar nje kerkese te tille. Vete kreu Rama ne takim ka pohuar se ne listen e kandidateve per deputete te Partise Socialiste te perfshihen dhe pese emra te socialdemokrateve, e kjo ne gjysmen e pare te emrave. Nderkohe qe vete PS-ja sheh si favorizues dhe nje tjeter moment, qe konsiston ne marrjen e nje numri maksimal votash krahasuar me PD. Bazuar ne formulen e perllogaritjes, ku perqindja e partive qe nuk kalojne pragun, ne rast te nje rezultati me te mire se PD ne zona te caktuara do t'i jepte asaj 70 per qind te votave te subjekteve qe nuk kalojne pragun elektoral.
Marreveshja
Pritet qe ne ditet ne vazhdim te kemi nje takim te dyte mes dy lidereve Rama-Gjinushi, me qellim formalizimin perfundimtar te nje marreveshjeje mes tyre. Por, me sa duket, marreveshja do te funksionoje per te unifikuar votat ne zona ku mendohet se PSD-ja ka nje mbeshtetje reale ne elektorat, apo zona qe njihen si bastion i socialdemokrateve. Pare ne kete kendveshtrim, PSD-ja pervec marrjes se nje numri te caktuar deputetesh ne Kuvend, do te bente te mundur qe kjo parti te mos perballej me ndonje rrezik elektoral, qe do t'i kushtonte dhe nje pjesemarrje te vogel ne legjislativin e ardhshem.