E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Takimi në Athinë/ Rama: Nuk i marr personale çështjet politike, nuk do e bëja atë që bëri Mitsotakis

Ashtu sikurse kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama dha një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” me gazetarin grek Pavlos Papadopoulos.

Ndalur tek mungesa e takimit në Athinë, Rama tha se nuk e merr personale kur bëhet fjalë për politikën ndërsa theksoi qëndrimin e tij se nuk do ta bënte veprimin e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Ndërsa shpreh vlerësim ndaj Kryeministrit grek, Rama thekson se miqtë duhet të flasin kur kanë pakënaqësi mes tyre.

“Thjesht nuk duhet të bënte atë që bëri. As nuk e imagjinoj që në një situatë të njëjtët të bëja të njëjtën gjë. Miqtë duhet të përballen me njëri-tjetrin të përpiqen që të kuptohen, të flasin. Kyriakos ishte një mik që e pëlqeja dhe akoma është një mik që e pëlqej”, tha Rama.

Kryeministri grek ftoi të hënën në një darkë informale liderët e rajonit dhe ato të BE, por në rastin e Shqipërisë, ftesa i shkoi Presidentit Bajram Begaj, jo kryeministrit Rama. Si rrjedhim, në takimin e 21 gushtit, Shqipëria nuk kishte përfaqësues.

Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë ardhur duke u tensionuar si pasojë e arrestimit të kreut të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Pala greke e sheh arrestimin e Belerit si shkelje e të drejtave të njeriut, duke kërkuar lirimin e tij.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›