Rama ironizon Berishën: Thashë se ia hoqën vërtet damkën, qenkej nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas lajmit të publikuar në media se kreu i PD mund të shkojë në SHBA, bazuar në postimin e një gazetari amerikan në X.
Kryeministri shprehet se “thashë se ia hoqën vërtet damkën të shpëtonte Shqipëria nga një turp i pashembullt, po aha, hiç, qenkej një tjetër nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës, ku mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha Bufi fluturon edhe gomari…”.
“Trushpëlarje aq shembullore u ka bërë në tërë këto vite të shkretëve, sa që edhe kur Bufi i rrjedhur përçartet rrugëve, Këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri me mbishkrimin USA”, shprehet Rama krahas videos ironizuese.
/j.p/