VATIKAN – Sërish tym i zi nga oxhaku i Kapelës Sistine

VATIKAN, 8 maj /ATSH/- Tymi i zi ka dalë sërish nga oxhaku i Kapelës Sistine, duke treguar se në votimin e dytë të konklavës nuk është zgjedhur ende një udhëheqës i ri i Kishës Katolike, sipas AP.
Tymi i zi doli në orën 11:50 – pas seancës së votimit sot në mëngjes – për të zgjedhur një pasardhës të Papa Françeskut për të udhëhequr Kishën me 1,4 miliardë anëtarë.
Meqenëse askush nuk arriti të siguronte një shumicë të nevojshme prej dy të tretash, ose 89 vota, 133 kardinalët do të kthehen në rezidencat e Vatikanit ku po izolohen.
Ata do të hanë drekë dhe më pas do të kthehen në Kapelën Sistine për seancën e votimit të pasdites.
Dy votime të tjera janë të mundshme gjatë ditës së sotme. //a.i/