E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama ironizon Berishën për dividentin: Ndizufiku llamba e shkretë…


TIRANË, 2 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ironizoi sot me bufin e kënetës, deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me taksën e dividentit.

“Bufi, ndizufiku llamba e shkret녔, shkruan Rama, ndërsa publikoi në rrjetet sociale një video me buf, ku dëgjohen deklaratat e kreut të PD-së Sali Berisha, i cili shprehet se taksa e dividentit do të shkojë 10%.

Ndërkohë një sipërmarrës në takim e kujton se taksa është aktualisht 8% dhe duhet të hiqet fare.

Kryeministri Rama ka ironizuar në vijimësi deklaratat e kreut të PD-së përmes bufit të kënetës, një specie sipas tij, që “konsiderohet shumë armiqësore ndaj diversitetit”.

/m.m/r.e/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›