Rama ironizon deklaratat e Berishës: A dihet gjë çfarë u thotë këtyre shokëve?

TIRANË, 15 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ironizoi sërish sot përmes bufit të kënetës deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Rama publikoi në rrjetet sociale një video me dy bufë, ndërsa në sfond dëgjohen deklaratat e Berishës në takimet elektorale.
“A dihet gjë çfarë u thotë këtyre shokëve?”, shkruan Rama, ndërsa publikoi videon me deklaratat e Berishës.
Kryeministri Rama ka zgjedhur simbolin e bufit dhe të kënetës për të përshkruar gjendjen e opozitës sot.
/m.m/a.f/r.e/