E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama ironizon deklaratat e Berishës: Kë do largojë, Latifin që s’i gjeti një copë sapun për të larë katranin e listës së zezë


TIRANË, 6 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste ironizoi sërish sot me bufin e kënetës, deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale dëgjohet kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa deklaron se “është betuar para Ismail Qemalit se do ta largojë nga Shqipëria këtë tradhtar”.

“Po ku e takoi ky Ismail Qemalin njëherë? Dhe kë do largojë nga Shqipëria apo Latifin, meqë mori tërë ato para magjistari dhe s’i gjeti një copë sapun për të larë katranin e listës së zezë?!…”, shkruan Rama krahas videos.

Kryeministri Rama ka zgjedhur simbolin e bufit dhe të kënetës për të përshkruar gjendjen e opozitës sot.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›