E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama ironizon kandidatin për deputet të opozitës: Mirë lajthitën e rrëshqitën po pse të tërë menjëherë

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ka ironizuar sot kandidatin e Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Tomor Alizotin.

Rama ka publikuar një videomontazh ku në sfond shfaqet një bretkosë dhe dëgjohet Alizoti teksa mban një fjalim gjatë fushatës elektorale në qarkun e Elbasanit, ku dhe është drejtues politik i PD i këtij qarku.

“Vajmedet vajmedet… Mirë lajthitën e rrëshqitën po pse të tërë menjëherë, do thoshte Shvejku”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Gjatë takimit përmbyllës në Berat, reagoi pas deklaratës së Alizotit duke u shprehur se: “është një personazh këtu, një “Ludoviku”, kështu i them unë Alizotit, bërtiste se “do t’ju hamë të gjallë, do t’ju hamë të gjallë” – thoshte “Ludoviku”, çfarë quhet ky? Çyryk, si mund ta quash normal?!”.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›