E Martë, 3 Nëntor 2026

Lapaj takime në Vlorë: Parashikojmë ngritjen e një taskforce për pronat

TIRANË, 2 maj /ATSH/ Drejtuesi i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarë të njësive të biznesit në Vlorë.

Lapaj theksoi se Lëvizja “Shqipëria Bëhet” gjatë mandatit të saj do të ulë taksat për biznesin e vogël dhe do të sjellë shumë risi në shëndetësi, si dhe u bëri thirrje të rinjve që t’i japin një mundësi për të ndryshuar Shqipërinë.

“Do të ulim taksat e biznesit të vogël. Programi ynë do të sjellë shumë risi edhe në shëndetësi. Shpopullimi ka sjellë edhe mungesën e konsumit. Na jepni një mundësi në datën 11 maj që të ndryshojmë Shqipërinë.

Në lidhje me pronat ne parashikojmë ngritjen e një taskforce nga kryeministri, i cili për 24 muaj do të bëjë një hartëzim të gjithë Shqipërisë dhe do të bëjë konvertimin në zonat bregdetare. Ne do të ndalojmë ligjin për investimet strategjike”, tha Lapaj.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›