Homazh për Kujtim Tofik Frangun

Zoti kur don, të shpërblen edhe me vdekjen - Pikat e referimit nuk kanë të sosur në këta 19 vjet të një tranzicioni tejet të vështirë për shqiptarët. Populli një armë ka në dorë, votën e lirë dhe verdiktin e tij e dha më 28 qershor. Këtë radhë, politikanët duhet të shtërngojnë mirë rripat. Dhe kanë një pikë referimi. le t’i ngjajmë sadopak Kujtim Frangut dhe ta kujtojnë atë...
Me propozim të Komunës së Lisit dhe Këshillit të rrethit, Kryesia e Këshillit të Rrethit Mat, me vendim Nr.13, datë 28.07.1997, e ka shpallur Kujtim Tofik Frangun “ Dëshmor të Atdheut” me motivacionin: “Rënë në krye të detyrës në komisionin e votimit gjatë zgjedhjeve të Kuvëndit Popullor më 29 qershor 1997”. Me dekret të ish Presidentit të Republikës Alfred Moisiu Nr. 4984 datë 20.07.2006, Kujtim Tofik Frangaj (pas vdekjes), u dekorua me Medaljen “Për Merita të Veçanta Civile” me motivacionin: “Për kontributin e dhënë, duke sakrifikuar dhe jetën, në zhvillimet demokratike, në mbrojtje të votës së lirë”.
I përvuajtur, i përndjekur, por me dinjitet../Kujtim Frangu jetoi vetëm 42 vjet. Jeta nuk matet me vitet që jeton por me kualitetet njerëezore...Mund të jetosh pak dhe të bësh shumë. Kujtimi dha jetën, i goditur me plumb nga një dorë gjakatare, ditën e zgjedhjeve për deputetët e Kuvëndit të Shqipërisë të vitit 1997 në Lis të Matit. Me historinë dhe zemtën e tij të madhe e që dinte të falte, ishte mishërim i një njeriutë vuajtur, të ndershëm e të persekutuar nga sistemi.me të gjitha peripecitë e asaj kohe...Po nuk vuajte, nuk di dhe të falësh. Jetoi dhe u sakrifikua në atë hapësirë lirie që iu krijua për të shfaqur vehten me dinjitet... “Kush më vjedh mua kuletën, më vjedh një diçka pa vlerë ...por kush më grabit mua emrin tim të mirë, më grabit një diçka që atë nuk e pasuron, kurse mua më bën me të vërtetë të varfër”, - ka thënë Shekspiri...
A jetojmë sot me dinjitet ?...Jeta ka ritmin e saj
Kujtimi nuk pushonte kurrë. Gjithnjë në lëvizje. Puna e sotme, nuk duhet lënë për nesër. Kështu thosh. Edhe orët e gjumit nuk i bënte të plota. Prirje e karakterit të tij për të fituar kohën në shërbim të njerëzve dhe të demokracisë...Sikur ta dinte që do të shkonte i ri...dhe që kish një mision të madh për të përmbushur. Jeta ka ritmin e saj. Zoti, njerëzve si Kujtimi, duke u shkurtuar kohën e të jetuarit, u jep ngutjen, përsosmërinë në punë, ritmin, energjinë e duhur.dhe përsosmërinë për misionin që ndjejnë se kanë për të përmbushur. Këta lloj njerëzish, këto veti, i realizojnë me intuitën e tyre, me ndjeshmërinë e tyre, si të kishin vetinë e paralajmërimeve...E kish parandjerë vdekjen, madje përpara Tofik Frangut, të cilit i ishte shprehur më parë për këtë fakt...
Mirësia, veti që i buronte nga vuajtjet/Jeta gjithë vuajtje për shkak të “Luftës së ashpër të Klasave” edhe në Lis të Matit, i kishin kalitur Kujtimit ndjenjën e mirësisë, tolerancës, miqësisë dhe marrëdhënieve mjaft të mira me njerëzit, kushdo qofshin ata.Çiltërsia në komunikim me njerëzit, fjalë - ëmbëlsia aq sa i lejonte hapësira e tij morale e për sa kohë që nuk do t’i shkelje në gjërat e tij të shenjta e të shtrenjta. Ëmbëlsinë, respektin reciprokdhe sjelljen e tij dinjitoze në marrëdhëeniet me njerëzit, Kujtim Frangu e kishte të edukuar thellë qysh në vogëli dhe në rininë e herëshme.. „Njerëzit janë si pjeshkët dhe si dardhat që bëhen të ëmbla pak para se të prishen“ - i referohet Xhafer Martini, - Holmësit, duke nënkuptuar faktin se këtë „ëmbëlsi“ që rrjedh nga përvuajtjet dhe mundimet e jetës, Kujtimi e kish veti të tij qysh në rini, kur mjaft njerëz ta pamunduar, të kamur, të pavuajtur e me një jetë normale, e fitojnë në moshë të thyer.
Duhet të falim ne, që të pendohen të tjerët. Me urrejtje nuk shkohet larg...
Një jetë veçse falje. Edhe ndaj atyre që në Lis të Matit, zhvillonin me ashpërsi Luftën e Klasave. Asnjëherë dhe në asnjë rast, nuk manifestoi shenjën më të vogël të hakmarrjes, edhe ndaj atyre që e kishin fyer në dinjitetin e tij si njeri dhe të familjes. Njëlloj si Krishti i Kryqëzuar, por me besimin e madh se një ditë do të fitonte lirinë e tij. Dhe faljen e bënte në emër të një jete tjetër, një jete me dinjitet, një jetë më të bukur e më të mirë për të gjithë, në emër të së nesërmes.Me urrejtje, nuk shkohet larg. “Duhet të falim ne, që të pendohen të tjerët...Njeriu që nuk ka vuajtur, nuk di të falë...“, - shprehej shpesh Ai.
I sakrificës për të tjerët deri në vetëflijim/Ndjenja e sakrificës dhe e vetëflijimit, i ishte rrënjosur në gjak.Pa bujë, pa zhurmë, përditë, në forma të ndryshme të të gjendurit për të tjerëte për t’i ndihmuar ata. Nëna e tij e quante Kujtimin “I miri i shokëve”. Linte punën e tij, për të për të mbaruar më parë punët dhe hallet e shokëve e të njerëzve cilëtdo qofshin. Fitorja e Demokracisë në vitin 1991, ja rriti krahët e idealizmit dhe përkushtimit. Besonte tek lumturia dhe liria njerëzore. Siç i referohet Xhafer Martini, - Shantali Millon-Desal: “Politikisht liria çon në krye të shtetit ...jo më të mirët. Ekonomikisht, liria ua lë pushtetin egoistëve dhe të shkathtëve, të gatëshëm për ta mbytur bashkësinë...”. Kujtimi besonte tek lumturia njerëzore, tek liria e njeriut dhe kish shprehur bindjen e tij se ato një ditë do të vinin për të gjithë.
Si e kuptonte Kujtim Frangu Demokracinë?”Aq sa nuk dua të jem skllav, po aq nuk dua të jem zotëri. Gjithëshka që nuk përputhet me këtë koncept, bie në kundërshtim me demokracinë“, - kështu ka thënë Abraham Linkolni, ish President i SHBA. Kjo shprehje kuptim plote, përputhet me idealizmin dhe përkushtimin e Kujtim Frangut dhe karakterizon jo vetëm tërë veprimtarinë e jetës së tij por, edhe si komisioner i votës së lirë për të cilën dha jetën i goditur me plumb nga nga një dorë gjakatare ditën e zgjedhjeve për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë në vitin 1997.
Vdekja është e bukur kur ndodh për bukurinë e jetës/Ka shumë rëndësi se si jeton, por më shumë rëndësi ka se si vdes. Vdekja tregon se ç’njeri ke qënë, - thotë populli. Vdekjet më të bukura janë si ajo e Kujtim Frangut. Të biesh hero nga plumbi për një ideal të lartë, për lirinë e njeriut, për të drejtën e votës së lirë në demokraci.
Mund të vritesh edhe për punë të këqia dhe atëhere shkon si “qeni në rrush” - thotë sërish populli. Mund të vdesësh në krevat dhe sado i madh të kesh qënë, thonë: “ndërroi jetë”, “U shua”, “U nda nga jeta”, etj.
Por, vdekja është e bukur kur ndodh për bukurinë e jetës. E tillë ishte ajo e Kujtim Frangut. Zoti kur don, të shpërblen edhe me vdekjen.
...