E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelenë, asgjësohet parcela me kanabis në Bënce

Parcela me kanabis sativa ndodhej në shtratin e Lumit Bënçë, në afërsi të fshatit me po të njëjtin emer, në një zonë të pyllëzuar dhe ishte hapur rishtas për të kultivuar bimën narkotike 

TEPELENE-Vazhdon kultivimi i rrënjëve të bimeve narkotike në jug të vendit. Mbremjen e djeshme janë asgjësuar 98 rrënjë bimë narkotike Kanabis Sativa ne afersi të fshatit Bencë ne Tepelenë. Drejtoria e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me efektivat e policise, në Tepelenë dhe Përmet kanë nisur operacionet për evidentimin dhe me pas shkatërrimin e parcelave të mundshme të kultivuara me bimë narkotike. Parcela e asgjësuar me 98 rrënjë bimë narkotike ndodhej në shtratin e Lumit Bënçë, në afërsi të fshatit me po të njëjtin emer, në një zonë të pyllëzuar dhe ishte hapur rishtas për të kultivuar bimë Kanabis Sativa. Një pjesë e tyre janë marrë në cilësinë e provës materiale dhe pjesa tjetër është asgjesuar në vend me anë të djegies. Policia vazhdon punën për identifikimin dhe më pas kapjen e autoreve.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›