E Diel, 1 Nëntor 2026

Inflacioni kalon kufijte. mimet e ushqimeve arriten kulmin

Të gjitha çmimet e mallrave të konsumit të përditshëm janë rritur gjatë muajit shkurt, duke sjellë një tejkalim të normave të synuara. Instituti i Statistikave bëri më dije se rrija mesatare e çmimeve ishte 4.5%, duke kaluar targetat e vendosura nga Banka e Shqipërisë, për normë ndërmjet 2 dhe 4 për qind. Kjo rritje vjetore çmimesh vjen pas një tjetre që ishte mbi targetin e bankës qëndrore.

“Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 4.5%. një vit më parë ky ndryshim ishte 4.7%. Indeksi i grupit ushqime dhe pije joalkoolike shënoi një rritje prej 4.9%. Brenda këtij grupim rritja më e madhe prej 23.5% vërehet në nëngrupin e zarzavateve. Gjatë muajit shkurt çmimet janë rritur edhe në nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve ku mund të veçojmë rritjen në nëngrupi bukë dhe drithra me 3.2%, në nëngrupin fruta në 4%, sheqer dhe ëmbëlsira 3.3%, etj” tha Hazbie Bunguri, specialiste e INSTAT.

Dhe gjatë muajit mars pritet që të ketë rritje të çmimeve kryesisht për disa produkte. Ilaçet, materialet mjekësore dhe mallrat e importit pritet që të mos ndalojnë ritmin rritës të çmimeve. Konsumatorët mund të shpresojnë te shtimi në prodhimet bujqësore vendase që mund ndikojnë në uljen e çmimeve për disa mallra.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›