E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama kërkon nga KRRTRSH të miratojë Planin Rregullues

TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama i ka kërkuar Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit të miratojë Planin Rregullues të Tiranës.

"Procesi i zhvillimit urban kërkon shpejtësi. Vonesa e miratimit te Planit Rregullues është e pakuptimte nga KRRTRSH-ja, e cila është një hallke e panevojshme", u shpreh Rama, gjate nje takimi me Shoqatën e Ndërtuesve.

Bashkia e Tiranës firmosi nje memorandum bashkëpunimi me Shoqaten e Ndertuesve, ndersa Rama theksoi se ka vend për dialog dhe përmirësime mes pushtetit vendor dhe ndërtuesve.

Rama po ashtu shprehu shqetësimin për mungesën e një ligji te përshtatshëm për rregullimin e tregut, ne fushën e ndërtimit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›