E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rama kërkon të shuajë çdo ndjenjë proteste” – Taulant Bino: Shprehjet e tij ‘nuk më mundin’ nuk vlejnë për askënd! Me deklaratat e tij, nxiti dhunën policore ndaj të rinjve

Eksperti i mjedisit dhe pedagogu, Taulant Bino ka dalë në protestë me studentët kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Në një prononcim për News24, ai komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai nxiti efektivët e policisë që të ushtrojë dhunë ndaj të rinjve.

Sipas tij, deklaratat e kryeministrit se “nuk më mundin” nuk vlejnë për askënd për shkak se ai mban të kontrolluar të gjithë sistemin. Mes të tjerash, Bino e cilësoi protestën si një zhvillim pozitiv për vendin.

“E mbështes pa asnjë ngurrim protestën. Rama është në delirin e vet. Sidomos me shprehjet “nuk më mundin” nuk vlejnë për askënd sidomos edhe për ata që ka pas vetes. Dihet që çdo lloj sistemi e ka të kontrolluar. Nuk ia vlen të merret parasysh.

Të gjitha veprimet që ka bërë, sidomos sot në mëngjes, ishte nxitje e dhunës policore ndaj protestuesve, që tek shpërblimi, dhe thëniet se “edhe ata që janë prapa atyre që hedhin gurë janë njësoj si ata”.

Zotëria do që të shuajë çdo lloj ndjenje të protestës në Shqipëri. Protesta është kundër korrupsionit, sigurisht që kjo do të sjellë një zhvillim pozitiv për shoqërinë shqiptare”, tha Bino.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›