E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rama n’burg, Berisha n’burg!”- Protesta studentore, adoleshenti: Kemi dalë për të drejtat tona! Kryeministri të jap dorëheqjen dhe ne me familjet tona të jemi të lumtur

Një adoleshent që merr pjesë në protestat studentore në Tiranë ka rrëfyer arsyet që e kanë shtyrë të dalë në rrugë, duke kërkuar drejtësi për të rinjtë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

protesta e studenteve adoleshenti

Në një prononcim për News24, i riu tha se proteston për të drejtat e tij, familjen dhe bashkëmoshatarët e moshës 13 deri në 16 vjeç. Ai u shpreh i shqetësuar për rastet e dhunës dhe ngjarjet që kanë prekur të rinjtë.

“Kam ardhur në protestë e para për të drejtat e mia, për familjen time, për moshatarët e mi 13, 14, 15, 16-vjeçarë, se e kemi parë, jo u thyhet dora, jo u pushon zemra. Thjesht, ne duam dorëheqjen e Edi Ramës, sepse nuk ka sot. Sot po vdesin moshat tona, nuk bëhet asgjë”, u shpreh ai.

Ai përsëriti ndër të tjera thirrjen për drejtësi dhe kërkesën për largimin dhe arrestimin e kryeministrit dhe kreut të PD-së, Sali Berisha.

“Duam drejtësi! Edi Rama të japë dorëheqjen dhe ne të jemi më të lumtur, si ne, si nënat, si baballarët tanë. Rama në burg, Berisha në burg”, deklaroi adoleshenti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›