Rama kërkon zbardhjen urgjente të ngjarjes, deputetë të PS-së nuk përjashtojnë motivet politike
Kreu i PS-së, takim në Roskovec me drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, kërkon zbardhjen e ngjarjes. Ruçi dhe Braçe: Deputeti Xhindi nuk kishte asnjë lloj konflikti personal
Shaban Sulçe
Lajmi tragjik për vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi ka shkaktuar një gjendje alarmi në selinë e Partisë Socialiste. Menjëherë pasi është vënë në dijeni për ngjarjen, kryesocialisti Edi Rama është nisur urgjentisht në drejtim të Roskovecit, qytet në të cilin banonte deputeti Xhindi. Por, menjëherë drejt Fierit janë nisur pothuajse të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, si kryetarja e Grupit, Valentina Leskaj, nënkryetari i Parlamentit, Ylli Bufi, Ermelinda Meksi, Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Erion Braçe, Rajmonda Stefa etj. Gjithashtu drejt Roskovecit kanë udhëtuar në orët e vona të natës edhe shumë deputetë të tjerë të opozitës, të cilët i janë gjendur pranë familjes së deputetit Xhindi. Gjithashtu në drejtim të Roskovecit është nisur menjëherë edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli si dhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike, Fatos Beja, Ilir Bano dhe Ndriçim Babasi. Por vrasja e deputetit ka shkaktuar tensione dhe irritime të shumë simpatizantëve dhe anëtarëve të Partisë Socialiste jo vetëm të Fierit, por edhe nga Vlora, Lushnja dhe shumë qytete të vendit janë mbledhur pranë familjes së deputetit Xhindi.
Rama
Menjëherë pasi ka mbërritur në Roskovec, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një takim me krerët më të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë ku ka kërkuar informacion rreth të dhënave paraprake për këtë ngjarje të rëndë. Rama ka kërkuar hetimin dhe zbardhjen sa më të shpejt të ngjarjes dhe vënien para Drejtësisë së autorëve të vrasjes. Kryesocialisti Rama pasi ka shprehur ngushëllimet familjes, ka dhënë një deklaratë për shtyp, ku e ka cilësuar vrasjen e Xhindit si një ngjarje shumë të rëndë. “Është një ngjarje e rëndë sa s’ka më! Është vrarë një qytetar, i cili përfaqësonte shumë qytetarë të tjerë, jo thjesht një njeri si të tjerët. Duke pritur me padurim zbardhjen e rrethanave, ne jemi këtu për t’i shprehur solidaritetin tonë familjes së mikut tonë të ndjerë e për t’ua lehtësuar sadopak dhimbjen e tmerrshme e tronditëse për të gjithë vendin”, - ka thënë Rama.
Berisha
Ka reaguar Kryeministria pas vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi. Kryeministri Berisha e ka cilësuar ngjarjen si një akt barbar duke siguruar se do të merren të gjitha masat për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes. Berisha ka dënuar ashpër krimin, duke thënë se deputeti Xhindi është dalluar për përkushtim. Kryeministri tha se autorët do të vendosen përpara Drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar, ndërkohë që u ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të deputetit, Fatmir Xhindi.
4 Maj 2009