Ibrahimovic: Dua Ligen e Kampioneve
Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic reagoi ndaj tifozeve te Interit ne ndeshjen e fundit pasi shenoi nje gol dhe theksoi se ai ka bere gjithcka per skuadren, qe ajo te jete ne nivelet me te larte dhe te shenoje sukses. A deshiron Ibrahimovic qe te largohet ne nje skuader tjeter, me qellim qe te fitoje Ligen e Kampioneve. "Deshiroj ta realizoj kete synim, me Interin. Kur mund te arrij me nje ekip si Interi, pse duhet te mendoj per ndonje skuader tjeter", - shprehet sulmuesi zikalter, Zlatan Ibrahimovic. Keshtu ai i pergjigjet kritikave ndaj tij, per paraqitjen personale, por edhe te Interit, ne disa ndeshje. "Liga e Kampioneve eshte nje ceshtje tjeter qe kerkon edhe pak fat dhe me teper kujdes," - vazhdon sulmuesi i Interit. "Shembulli konkret eshte Mancesteri. Ne zhvilluam nje nga perballjet me te mira te sezonit, por kjo nuk ishte e mjaftueshme, qe te fitonim dhe te kualifikoheshim". Me tej suedezi flet per performancen dhe lojen e tij tek Interi. "Besoj se ky ka qene sezoni im me i mire ne karriere. Kam treguar nje qendrueshmeri te pelqyeshme dhe nje nivel te mire, por edhe ne termin e shenimit te golit, kam qene serish ne cilesite e duhura te nje lojtari". Sulmuesi i akuzuar se e mban topin me shume se duhet, pergjigjet: "Jam une nje egoist? Ne fushe kam si detyre qe te shenoj dhe te krijoj mundesi edhe per shoket e ekipit. Gjithsesi, nese ne nje ndeshje nuk je egoist, atehere do te jesh normal. Une perpiqem gjithmone qe te bej diferencen ne fushe". 27-vjecari shenoi 25 gola me zikalterit ne te gjitha kompeticionet e ketij sezoni dhe eshte ne krye te goleadoreve te Seria A, se bashku me Marko Di Vajon.