E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama kopjon Berishen, 2 here brenda nje jave

Brenda nje jave Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama kopjon kryeministrin Sali Berisha ne te pakten dy deklarata, qendrime politike. Ne nje hark kohor kaq te shkurter, kreu i opozites, rendom ka kopjuar kundershtarin e tij politik, me vetem dy dite kohe vonese, duke mos lejuar qe te pakten fjalet te zbehen disi. Me konkretisht, nje gje e tille ndodhi me dhenien e teserave te partise, strategjia me e fundit e kopjuar nga Rama prej kundershtarit te tij politik. Me rastin e 21 vjetorit, te rrezimit te bustit te diktatorit Enver Hoxha, kryeministri Sali Berisha, ne 20 shkurt ne festen e organizuar nga Forumi Rinor i PD-se, shperndau tesera per te rinjte qe behen se fundmi pjese e tij. Vetem dy dite me vone dhe madje edhe diten e djeshme, kreu socialist ben te njejtin veprim. Rama ne Durres dhe me pas, dje, ne Lushnje ne mbledhjen e Re-Fresh shperndan tesera partie per te rinjte. Por ky nuk eshte rasti i vetem i kopjimit te veprimeve politike nga Rama te kryeministrit Sali Berisha. Ne nje tjeter situate brenda nje jave, Rama ndoqi strategjine e kundershtarit te tij politik per te fituar me shume pike 'pike'. Keshtu, pak dite me pare kryeministri Sali Berisha, gjate perurimit te Qendres se Mireqenies, vleresoi hapjen e qendrave te tilla, ku te gjithe mund te shlodhen, ndryshe nga ata qe frekuentojne industrine e mekatit, lojerat e vesit. Dhe nuk kaluan as dy dite nga ky qendrim i bere nga kreu i qeverise dhe kreu socialist ben te njejten gje. Rama gjate zhvillimit te tryezes te Grupit te Punes per Sportin, tha se sporti eshte nje kosto e ulur dhe per shendetin e shoqerise ne funksion te efekteve cudiberese qe ka sporti per te luftuar te gjitha ato vese qe e terheqin rinine si nje makth.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›