Ardit Gjebrea: Ne kerkim te "Elementit Plus" shqiptar Ilda Lumani
Ne rrugetimin e cdo te diele ne TV Klan, "E diela Shqiptare" ka pritur personazhet me te njohur ne vend dhe jo vetem, ka sjelle rubrika qe kane mberthyer pas ekranit gjithe familjen... ndersa eshte pasuruar ne vijimesi me ide dhe risi, te kerkuara nga vete pretendimet dhe pritshmerite e audiences. Keshtu pas suksesit te pjeses se trete te programit "Dedikuar ty", nje jave me pare "E diela Shqiptare" erdhi me "Elementi Plus", nje quiz qe ve perpalle pikerisht publikun. Gara mes konkurrenteve ka gjetur menjehere interesimin e audiences, prandaj per me teper rreth lojes se re, por edhe gjithckaje qe ofron programi maratone flet show-man-i i mirenjohur, Ardit Gjebrea.
Ardit, "E Diela Shqiptare" javes qe lame pas erdhi me nje rubrike te re, "Elementi Plus". Si shkoi?
Mendoj qe ky element ishte vertete "Plus" per programin "E diela shqiptare". Ne ndryshimet qe peson programi - maratone i se dieles, gjetja qe na solli Genci (bashkautor ne programin tone) ishte nje risi dhe pa diskutim nje ndryshim, i cili jam i bindur do te gjeje interesim tek telespektatoret, te cilet ne kete format te ri do ta gjejne veten lojtare.
Nga pervoja juaj, 'quiz-et', provat e dijeve dhe ne fund shperblimi i tyre financiarisht, - jane gjithmone rubrika qe ngjallin interes?
Varet si i zhvillon! Sigurisht provat e dijes jane monedha me dy ane, te dyja pozitive: se pari, ve veten ne prove dhe me pas informimi duke zgjeruar dijet e akumuluara gjate jetes. Sigurisht, qe shperblimi ka vendin jo pak te rendesishem ne te. Ne harrojme qe edhe delfinet, te cilet jane ne vendin e dyte pas njeriut per zgjuarsi, e do peshkun shperblim kur hidhet e ben "show" ne akuariumet gjigante. Njeriu ka leket (qesh)!
Ne pjesen e trete te programit para "Elementit Plus", ju pame me nje tjeter rubrike, qe terhoqi mjaft adhurues te kinemase, "Dedikuar ty". A eshte e lehte "t'u vjedhesh" artisteve sekrete dhe intimitete te tyre?
Shume! Artistet jane shpesh si femijet, duhet te dish si t'u fitosh zemren. Sukseset dhe akoma me shume intimitetet, ata nuk do te deshironin t'i ndanin me publikun. Mjaft kane ndare gjate gjithe jetes ne skene dhe ekran, ndaj kur ti u kerkon ende per te rrefyer, nje pjese e mire e tyre refuzojne. Sigurisht ne momentin e pare, pasi me pas dorezohen. Megjithate, do te thosha qe cdokush qe ka ardhur ne rubriken "Dedikuar ty", na ka falenderuar per perkushtimin dhe ketu Aldo ka nje merite te vecante.
Riperteritja e rubrikave, here pas here, eshte nje nevoje per te ngacmuar dhe ngjallur kersheri tek audienca?
Eshte domosdoshmeri. Eshte viti i 4-t per ne dhe kur kujtoj sa shume kemi bere e ndryshuar, lodhemi kur i numerojme. Familjet e medha, qeverite e te rinjve, loja e cifteve, recitalet me surpriza te kengetareve shqiptare, rubrika gare - te lumshin duart, 4 D, dedikuar ty, tradita e kuzhines ne 17 qytetet me te medha shqiptare e deri tek Elementi +, mund te ishin fare mire programe me vete. Pa permendur pastaj Pro dhe Kunder, Telebingo-n dhe Blerinen me gjithe keshillat e saj. Te gjitha keto i kemi ndertuar bashke, por, nese shpesh edhe jemi lodhur, na ka mbajtur ne ekuiliber Pali, me mencurine dhe maturine e profesionistit unik, keshilltari i urte dhe guxues me shume se me i riu ne stafin tone. Dhe sigurisht ndjekesit e tij jemi te gjithe ku Anila, Ivi, Manjola, Shpetimi dhe Albi percojne dhe marrin bashke me Andresen dhe Arjonin, Mondi qe pa u lodhur eshte bere pjese e kompjuterit apo "vice versa" (qesh)!
Ndersa shohim rubriken e pare te programit "Pro dhe Kunder", shpesh pyesim, a nuk ju mbarojne ndonjehere temat e diskutimit...?
Po pse, mbaron ndonjehere jeta jone?! A mbaruan polemikat tona familjare sa here shtrohemi me miq neper tryeza?! Pikerisht, ate forum ne duam te sjellim cdo te diel ne "Klan", ku cdokush qe na sheh te mos e kuptoje qe cfare ndodh tek ne eshte ne ekran, por te duket sikur ndodh ne shtepine e tij.
Ne orarin e drekes, bashke me Blerinen, keni sjelle jo vetem aromen e kuzhines shqiptare, por edhe keshilla te vlefshme. Madje, tentativa per te realizuar kete rubrike i kemi pare edhe ne programe te tjera. Si ndiheni ju vete kur shihni qe ne nje fare menyre "kopjoheni" nga televizionet konkurrente?
Nese dikush na kopjon, kjo na perkedhel sedren dhe vetem kaq. Por te marresh nga formatet me te mira ne bote apo te pershtatesh dicka sipas rrethanave, nuk mendoj se ka ndonje gabim. Problemi eshte qe nese sheh Blerinen qe ben dicka dhe pastaj deshiron te besh te njejten gje, duhet te matesh mire, pasi ne opinionin tim, duhet ta tejkalosh te parin, per te qene i pari.
Konkurrenca, per ju personalisht, eshte zhvillim apo shqetesim?
Mendoj qe kush ka identitet te palekundur dhe eshte i bindur ne ate qe ben dhe vlen, atehere e konsideron zhvillim. Shqetesimi eshte vecse pergjegjshmeria. Une ndaj kete mendim me ju, por jo te gjithe mund ta mendojne keshtu.