Rama kritika bazës në Shkodër

Në takimin e zhvilluar në qytetin verior, Rama ka analizuar rezultatet e dobëta të arritura nga PS në këtë qytet në zgjedhjet e 8 majit.
Takimi është zhvilluar pa praninë e medies, por burime nga brenda takimit, bëhet e ditur se ndër çështjet më të diskutuara në këtë takim ka qenë rezultati i dobët i arritur nga kreu i Partisë Socialiste të rrethit Shkodër, Genc Uruçi, i cili në garën vendore për kreun e bashkisë së Shkodrës, regjistroi një humbje me diferencë afro dhjetë mijë votash me rivalin e tij demokrat, Lorenc Luka.
Duket se më i “zjarrtë” në kritika ka qenë deputeti Tom Doshi, i cili ka kritikuar kandidatin Oruçi, por edhe mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, ku si rezultat i pakënaqësive të shumta në radhët e socialistëve shkodranë, edhe këtu rezultati ka qënë shumë i dobët, dhe më i ulët se në mandatin e mëparshëm.
Uruçi, i është kërkuar të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të PS-së së rrethit, si përgjegjësi kryesor për rezultatet e dobëta të arritura nga socialistët shkodranë në zgjedhjet e fundit vendore./Start/
2011-06-30 15:43