E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toyota tërheq 110 000 makina të tjera

Gjigantët japonezë theksuan se tërheqja përfshin modelet Highlander dhe Lexus RX400h në të gjithë globin. Këta automjete mund të ndalen papritur për shkak të një problem me furnizimin me energji, theksoi kompania në një komunikatë. Toyota ka tërhequr plot 12 milion makina nga tregu global gjatë 18 muajve të fundit.

Tërheqjet e fundit kryesisht po bëhen nga SHBA-të, Japonia dhe Evropa me disa të tjera në Kanada, Australi dhe Korenë e Jugut, theksoi Toyota. Kompania theksoi se po punonte për prodhimin e pjesëve të nevojshme të zëvendësimit dhe do të vendosë kontankt me klientët për t’ju inspektuar makinat sa më parë.

“Ne kërkojmë ndjesë për problemet që u kemi shkaktuar klientëve tanë dhe shpresojmë ta zgjidhim këtë problem sa më parë të jetë e mundur”, thuhet në komunikatën e Toyota-s./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-06-30 11:34
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›