E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama kryeson përballë rivalit Basha me 296 vota

Numërimi i kutive të votimit në njësitë e ndryshme në kryeqytet thellon edhe më tepër diferencën mes dy kandidatëve për bashkinë e Tiranës. Tashmë kryetari i PS-së Edi Rama vijon të qëndrojë me një diferencë të vogël me 296 vota, para kandidatit kundërshtar Lulzim Basha.
 

Sipas këtij rezultati, kandidati i "Aleancës për qytetarin" Lulzim Basha ka marre 68.615 vota dhe kandidati i “Aleanca për të ardhmen” Edi Rama me 68.911 vota.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›