E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cifti Malltezi: Rama nxirr “thaset” e gruas me 100 milione leke Rozeta Rapushi

Familja e vajzes se kryeministrit Sali Berisha, reagoi dje ndaj akuzave te shumta te selise roze per pasurine, duke deklaruar se te ardhurat e tyre, jane te ligjshme dhe se ai qe duhet te sqarohet eshte Edi Rama, pasi ne pasurine e bashkeshortes, i figuron nje hua pa interes, ne vleren prej 100 milione lekesh. Argita dhe Jamarber Malltezi, bene te qarte dje se ata u kane faktuar institucioneve shteterore dhe shqiptareve, se te ardhurat e tyre jane te qarta dhe nga burime te pastra, por nuk ndodh e njejta gje me Edi Ramen dhe bashkeshorten e tij Lindita. “Z. Rama, qe per 13 vite minister dhe kryetar bashkie, i deklaruar si i pastrehe dhe me pasuri 3 mije euro, ju ftojme te besh publike te ardhurat e tua, si dhe te ndricosh nder te tjera, nje nga pasurite e bashkeshortes tende Lindita Basha, e cila ka deklaruar qe eshte perfituese e nje huaje pa interes, pra dhurate, prej jo me pak se 100 milion lekesh nga nje person anonim. Shtojme ketu, se kjo shume nuk eshte deklaruar si e derdhur me banke, por eshte marre nga Lindita Basha me para te thata ne dore”, - u shprehen Argita dhe Jamarber Malltezi. Ne denoncimin e ketij fakti, vajza e kryeministrit i beri me dije kreut socialist, se ne doktrinen e larjes se parave, huaja pa interes, nga persona anonime, konsiderohet tejet e dyshimte per pastrim parash. “Z. Rama tregoju Shqiptareve se si mund te merret nje hua prej 100,000 milione lekesh pa interes? A mos eshte kjo nje dhurate? Kush eshte bujari anonim, qe ka paguar 100 milione dhe per cfare i ka paguar? Dhe se fundi, ne sa thase i mbani ju dhe gruaja juaj 100 milione leke z. Rama, nese nuk i keni ne banke”, - u shpreh vajza e kryeministrit. Argita dhe Jamarber Malltezi, reaguan dje ndaj akuzave te kreut socialist, qe sipas tyre vazhdon me sulmet e uleta politike dhe pa asnje fakt ne lidhje me te ardhurat dhe burimet e tyre, te cilat i cilesuan plotesisht transparente. Cifti u shpreh se i ka faktuar institucioneve shteterore se te ardhurat e tyre jane te qarta, nga burime te pastra, te ligjshme dhe te njohura, te perfshira ne menyre te plote ne deklarimin prane organeve tatimore dhe ILDKP, te cilat jane dokumente publike, qe mund te disponohen nga kushdo. “Keto te ardhura jane krijuar nga aktiviteti profesional, mesimdhenie, kerkim shkencor, botime librash profesionale, pjesemarrje ne konferenca kombetare e nderkombetare, qira nga apartamente ne pronesine tone dhe trashegimi familjare. Te gjitha keto te perfshira dhe te vertetuara me firmat tona dhe punedhenesve tane, me derdhjet bankare dhe me kontratat perkatese te deklaruara ne organet tatimore dhe ILDKP dhe e kemi bere kete vite me pare, se ligji te kerkonte nje gje te tille”, - sqaroi vajza e kryeministrit.

REPLIKA

“Ju ftoj zoti Rama, qe per 13 vite minister dhe kryetar bashkie, i deklaruar si i pastrehe dhe me pasuri 3 mije euro, te besh publike dhe me te njejtin standard, transparencen e te ardhurave te tua, si dhe te ndricosh nder te tjera, nje nga pasurite e bashkeshortes tende Linda Basha, e cila ka deklaruar qe eshte perfituese e nje huaje pa interes, pra dhurate, prej jo me pak se 100 milione leke nga nje person anonim”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›