Bare: Askush të mos prishë tubimin e së premtes

“Gjithkush është i lutur që të respektojë kujtimin e të vrarëve nga dora e regjimit të kusarisë dhe matrapazllëkut. Asnjë parrullë, asnjë thirrje, asnjë devijim nga kortezhi nuk duhet të ndodhë”, ka deklaruar Besnik Bare, deputet i PS-së si dhe kreu i degës së kësaj partie për Tiranën.
Bare kërkon nga qytetarët që të ruhen nga provokimet dhe provokatorët dhe të mos shkojnë pas askujt që mund të dalë jashtë kornizës së kortezhit.
“I bëjmë po ashtu thirrje policisë të bëjë detyrën konform ligjit dhe ne do të jemi aty për të garantuar gjithçka. Nesër bota duhet të shohë rezistencën tonë paqësore dhe të dëgjojë dhimbjen e popullit shqiptar që me dinjitet dhe papërkulshmëri kërkon lirinë dhe drejtësinë e merituar”, vijoi ai. /S.Lleshi/Start/
2011-01-27 14:45