E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen 110 kg mariuane 2 ne pranga

Dy persona kanë përfunduar në pranga ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim, si autorë të një sasie mariuane prej 110 kg, e cila u sekuestrua nga policia bashkë me mjetin me të cilën po transportohej. Në fillim forcat e policisë bllokuan makinen tip Nisan me targa greke me droge te braktisur nga autoret ne aksin rrugore Vrisera - Llongo, ndërsa arrestimi i tyre u be pas disa ore ndjekje te forcave të policisë kufitare në Gjirokastër. Të arrestuarit janë Redjal Kysaj , 25 vjeç, Misir  Buda, 25 vjeç, te dy nga Gjirokastra, ndërsa u shpall në kërkim  21 vjeçari, Imer Ruko , i datëlindjes 1991, 2012 lindur dhe banues në Gjirokastër. Në këtë automjet u gjetën katër canta të mëdha shpine , ku dy ishin të futura në bagazhin e automjetit dhe dy ishin në sediljen e pasme të automjetit si dhe rreth 20 pako të vendosura në dysheme  tek sedilja e pasagjerit dhe në sedilejet e pasme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›