E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, letër Fule: Mazhoranca ska vullnet për zgjidhjen

Ashtu siç është bërë zakon tashmë, nuk mund të mungonte dhe një letër nga ana e kryetarit të PS-së, drejtuar Stefan Fule, komisionerit për Zgjerim në Bashkimin Evropian. Rama e përdor dërgimin e letrave për të bërë publike qëndrimin e tij mbi ngërçin politik në vend dhe në këtë letër, ai i ankohet zyrtarit evropian për mazhorancën, duke e akuzuar atë për mungesë vullneti politik për gjetjen e zgjidhjes. Këtu dëshiroj vetëm të ngre shqetësimin për rëndimin e mëtejshëm të gjendjes në Shqipëri, si pasojë e anashkalimit brutal të atyre dy elementëve të patjetërsueshme që ju i vendosët në mesazhin e vizitës suaj si piketat bazë të dialogut të domosdoshëm mes forcave politike për zgjidhjen e krizës së sotme politike në vend: Kushtetuta dhe transparenca. Dhe nuk do ta shkruaja këtë letër nëse pikërisht gjatë rrugës suaj të kthimit drejt aeroportit "Nënë Tereza" pas lënies së një mesazhi kuptimplotë për forcat politike shqiptare, shumica parlamentare nuk do të kishte adoptuar në sallën e Kuvendit, madje duke pretenduar se po zbaton porosinë e mesazhit Tuaj, një zgjidhje tërësisht të njëanshme, të pambështetur as mbi Kushtetutën as mbi transparencën, - shkruan Rama. Më tej, duke i dhënë versionin e tij për dështimin e kompromisit në Kuvend, Rama i thotë komisionerit Fule se zgjidhja në fjalë jo vetëm nuk mundëson hetimin e plotë e të pakushtëzuar të zgjedhjeve të shkuara përmes një komisioni parlamentar, por e pengon forcërisht ushtrimin e plotë të kontrollit kushtetues të Parlamentit mbi shkallën e zbatimit të ligjit gjatë procesit të fundit zgjedhor. Rama i flet për kutitë, duke e parë këtë si element kyç të transparencës e më tej premton se PS do të qëndrojë në Parlament, por nuk e sqaron mikun evropian për kushtëzimin e qëndrimit në Kuvend që sështë as më pak e as më shumë, por një bojkot i jetës parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›