E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet fushata parazgjedhore në Istog

Të mërkurën do të fillojë fushata parazgjedhore për zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Istogut, ku do të garojnë pesë kandidatët e partive më të mëdha, që janë edhe pjesëmarrëse në Kuvendin e Kosovës.

Zyrtarët e KQZ-së kanë raportuar se i kanë bërë të gjitha parapërgatitjet për zgjedhjet e ditës së diel për kryetar të komunës së Burimit.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë komunë mbahen pas vdekjes së kryetarit të rizgjedhur në zgjedhjet e 15 nëntorit të vitit të kaluar, Fadil Ferati.

Në këto zgjedhje me të drejtë vote janë 39 mijë e 307 qytetarë, të cilët gjatë këtij procesi votat e tyre mund t’i hedhin në 15 qendra të votimit dhe 55 vendvotime.

Në këtë garë për kryetar të komunës së Burimit, kandidat i PDK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme është Shasivar Haziraj, nga radhët e LDK-së Haki Rugova, nga AAK-ja në garë është Muhamet Shatri, AKR-ja Ismet Mulaj, si dhe nga LDD-ja garon Rifat Osmanaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›