E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama leter Topit Nuk terhiqem nga zgjedhjet e reja

Lideri i opozites Edi Rama i eshte drejtuar dje me nje leter kryetarit te shtetit Bamir Topi ku i kerkoi ndihmen dhe nderhyrjen e tij per zhvillimin e zgjedhjeve te reja ne vend pas sipas kryesocialistit kriza ne vend eshte me e thelle politike. Opozita do te mbeshtese me te gjitha mjetet demokratike doreheqjen e kesaj qeverie dhe zgjedhjet e reja te lira dhe te ndershme jane rrugedalja e vertete nga kjo krize e gjithanshme - shkruhej ne leter. Kreu socialist shprehu ne leter qendrimin e opozites ndaj zgjedhjeve te ardhshme vendore duke nenvizuar se bojkoti i ketyre zgjedhjeve nuk eshte opsioni i opozites por nga ana tjeter ai theksoi se qe pas 21 janarit nuk ekzistojne me kushtet per te zhvilluar zgjedhjet e ardhshme vendore pasi sipas Rames ato do te ishin jo te ndershme dhe me mungese te theksuar lirie. Ju garantoj se bojkoti i zgjedhjeve vendosur nuk ka qene kurre dhe nuk do te jete ne asnje rast opsioni yne. Pas farses elektorale te qershorit 2009 ne kemi qene te bindur se smund sduhet dhe sdo te lejojme qe zgjedhjet e radhes te jene farse e radhes. Por pas 21 janarit ne jemi te bindur se ne kushtet e sotme zgjedhjet thjesht nuk mund te behen ne rast se vertet duam qe ato te jene nje gare e lire dhe e ndershme jo nje farse edhe me e pagelltitshme qe do te nxise perceptimin e metejshem te krizes - nenvizoi kreu socialist ne letren e tij drejtuar Presidentit te Republikes. Shefi i opozites u shpreh se keto kushte duhet te ndryshojne duke ofruar mbeshtetjen e gjithanshme te opozites per te ndihmuar ne kete drejtim. Ne kete kontekst ne besojme se angazhimi se fundmi i komunitetit nderkombetar permes misionit te zotit Lajcak eshte nje shans i mire te cilet palet nuk duhet te humbasin bashke me kohen qe iken - vijon letra e kryesocialistit. Rama u shpreh se opozita do te tregoje ndjenje te larte pergjegjesie institucionale ku shtoi gjithashtu se ajo nuk do te terhiqet nga kerkesat e saj per demonstrata paqesore per largimin e qeverise dhe zgjedhje te parakohshme. Duke rikthyer vemendjen e tij tek ngjarjet e dhunshme te ndodhura me 21 janar ne demonstraten e opozites Rama nenvizoi ne leter edhe nje here ate qe ai ka shprehur me pare se protestuesit u provokuan duke lene menjane dhunen e ushtruar pikerisht nga demonstruesit ndaj forcave te rendit. Pikerisht brutaliteti qe ushqen kapja e shteti dhe frika e pushtetit prej vetedijesimit te popullit per nivelin marramendes te korrupsionit ishin dy arsyet me te qenesishme pse ne daten 21 janar demonstrata paqesore e mbi njeqind mije qytetareve u provokua fatalisht duke degraduar ne dhunen qe kulmoi me kater te vrare e me shume te plagosur prej pushkeve te Gardes Republikane - beri me dije ne leter Rama. Kjo leter e kryesocialistit ishte ne pergjigje te letres se Presidentit Topi drejtuar partive politike vetem dy dite me pare. Ne kete leter lideri i opozites e cilesoi krizen aktuale ne vend shume me te rende se nje krize e thjeshte politike dhe i kerkoi kreut te shtetit ndihmesen e tij per zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme te cilat sipas Rames jane e vetmja zgjidhje per situaten aktuale politike ne vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›