Rama letër kancelarit austriak për Lotarinë Kombëtare
Rama vë në dukje problemet e shumta me tenderin e zhvilluar nga Ministria shqiptare e Financave.
“Arsyeja pse jua sjell këtë fakt në vëmendjen tuaj është sepse fituesi i paracaktuar i këtij tenderi me sa duket është kompania austriake, Austrian Lotteries, Dua t’iu vë në dijeni se kam denoncuar procesin për Lotarinë, pasi ishte një proces i manipuluar”, shkruan Rama.
Sipas tij, tenderi i zhvilluar nuk është me standardet austriake dhe se kompania në fjalë është shpallur fituese ende pa u mbyllur tenderi. “Gjithashtu i bëjmë apel kompanisë Austrian Lotteries që të tërhiqet nga ky proces që nuk është transparent dhe shkon në kundërshtim me interesat e shtetit shqiptar dhe publikut vendas” shkruan me tej Rama. Zhvillimi i tenderit për Lotarinë Kombëtare u shoqërua me akuza të forta në media nga kompanitë pjesëmarrëse. /Start/
2012-08-01 14:52