E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llotaria, Rama letër kancelarit austriak: Të tërhiqet kompania

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama i ka dërguar një letër kancelarit austriak Werner Fraymann duke i kërkuar këtij të fundit tërheqjen e kompanisë austriake  "Austrian lotteries" nga llotaria kombëtare shqiptare.

Sipas Ramës fituesi i këtij tenderi për llotarinë kombëtare ishte i paracaktuar të fitohej nga kompania austriake, Austrian Lotteries. Dua t`iu vë në dijeni se kam denoncuar procesin për Lotarinë, pasi ishte një proces i manipuluar. Kemi denonocuar procesin korruptiv në tenderin për Lotarinë. Synimi ynë më i lartë është mbrojtja e interesit publik. "Austrian Lotteries" nuk zbatoi kriteret si në Austri. PS do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të hetuar procesin. I kërkoj "Austrian Lotteries" të tërhiqet nga procesi. ” thekson Rama.

Rama ka shtuar më tej se me përfshirjen në këtë proces kompania ka tradhëtuar vlerat e transparencës ndërsa ka kërkuar edhe reagimin e kancelarit Fraymann për këtë çështje.
 

“Shpresoj në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj për këtë çeshtje serioze. Besoj se dhe ju do të vepronit njësoj për një rast të tillë” i drejtohet Rama kancelarit austriak.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›