E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina e Edi Ramës nuk kalon kolaudimin

Radhëve të gjata të mjeteve që duhet të bëjnë kolaudimin i është shtuar edhe makina që përdoret nga kryetari i PS-së, Edi Rama. Ajo është një makinë e tipit Volkswagen Phaeton.

Zakonisht makinat që përdoren nga zyrtarët e lartë e kryejnë kontrollin teknik në parkun shtetëror, por meqë makina ndodhet në emër të kompanisë Volkswagen, nuk është lejuar që ti kryhen veprimet procedurale në këtë park. Sipas Shekulli, pas dy orëve kontrolli të imtësishëm dhe disa minutave teste brenda ambienteve të kolaudimit, mbi automjet u vendos një letër ku shkruhej Ngel. Edhe pse të pranishmit u shprehën se automjeti nuk kishte probleme teknike falë viteve të pakta të përdorimit dhe mirëmbajtjes së vazhdueshme, makina mbeti në klasë.

Sipas autoriteteve përgjegjëse makina nuk mund të certifikohej për shkak të përdorimit të targave plastike. Në fakt me sy të lirë dukej se targat ishin në rregull, por sipër tyre për estetikë kishin mburojë plastike. Tashmë  Edi Ramës i mbetet vetëm një muaj për përmirësimin e problemit për të marrë klasën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›