PS:Dakord për imunitetin por të shqyrtohet paketa kushtetuese

Partia Socialiste ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e saj se nuk do të votojë heqjen e imunitetit pa u ndryshuar kushtetuta e vendit. Në emër të PS-së, deputeti Taulant Balla deklaroi se ndryshimet kushtetuese të bëhen njëherë e mirë, për imunitetin dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.
Sipas tij, sot nuk ka më diskutim për çështjen e imunitetit, por për mënyrën se si do të bëhen ndryshimet kushtetuese të kërkuara.
"Ne jemi jo vetëm iniciativës për heqjen e imunitetit dhe dakortësinë tonë në lidhje me imunitetin e kemi shprehur edhe përmes votës të secilit prej neneve të draftit të miratuar me konsensus. Debati që qëndon sot është i nxitur artificialisht pasi të dyja palët janë dakort për draftin dhe e kanë miratuar. Ne jemi të mendimit që kushtetuta e Shqipërisë nuk mund të arnohet sa herë e kërkon Sali Berisha. Ne kërkojmë që ndërhyrja në Kushetutë të bëhet njëherë e mirë. Qoftë ndryshimet që lidhen me imunitetin ashtu edhe me pavarësinë e institucioneve ë drejtësisë të kryehen pas një procesi të plotë konsultimesh për të mos përsëriten gabimet e së shkuarës" tha Balla.
Ai ka theksuar se PS kërkon një drejtësi të pavarur nga çdo pushtet politik në Shqipëri. “Këtu ndahemi ne nga Saliu. Unë që po flas sot jam deputet që e ka dorëzuar imunitetin, e vërteta e madhe është se deri më sot ata që kanë përfituar nga imuniteti janë anëtarët e këshillit të miliarderëve të Saliut”- tha ai.
vijon..